Aktorja e famshme, Eva Longoria, pas fitores së kandidatit republikan, Donald Trump, në zgjedhjet presidenciale, e ka cilësuar SHBA-në si “vend i frikshëm”.
“Nëse ai i mban premtimet, Amerika do të jetë një vend i frikshëm për ata që jetojnë në të” tregon aktorja në një intervistë për revistën “Marie Claire”.
Vetë tregon se ka mundësi të udhëtojë e të ikë nga aty kohë pas kohe.
“Jam e privilegjuar, puna ime është e natyrës së tillë dhe udhëtoj shpesh. Ndërroj vend shpesh. Por shumica e amerikanëve nuk janë aq me fat. Do të jenë të ngujuar në atë vend, dhe jam në ankth për ta”, ka thënë ylli.
Longoria, e cila në garën për presidente i ishte bashkangjitur fushatës së Kamala Harrisit, në një tubim në Chicago pati thënë se “suksesi i Kamalas është edhe i yni”.
“Ajo mbështet ëndrrat më të mëdha. Më lejoni t’ju them, në komunitetit tonë latin, në kemi një thënie ‘si se puede’, që do të thotë ‘po, është e mundur’. Por, sonte jam këtu për të ju thënë ‘Po, Ajo mundet’”, pati thënë Longoria.
Por tashmë Trump fitoi zgjedhjet, e po ashtu republikanët morën kontrollin e Kongresit.