Së fundmi kudo nëpër rrjet u përfol se Miriam Cani është në pritje të ëmbël. Megjithatë, këngëtarja vetë i hodhi poshtë këto aludime, në një intervistë të dhënë së fundmi.
Miriam tregoi në 'Goca dhe Gra' se herë pas here ajo dhe Albani e mendojnë mundësinë e të pasurit një fëmijë tjetër, sidomos kur i shohin fëmijët që janë mirë së bashku për disa minuta.
"Thotë Albani, dy mrekulli kemi bërë, e bëjmë edhe një tjetër?! Edhe mua më kujtohen ato mendimet e netëve pa gjumë", u shpreh artistja.
Po ashtu Miriam ka treguar se së shpejti do të publikohet një këngë e re, një duet me Alban Skënderaj.