Për të shënjuar 20 vjetorin e karrierës, artisti dhe këngëtari i njohur Alban Skënderaj vjen sonte me një koncert në stadiumin “Air Albania”, i titulluar “Motiv i jetës time”, njëjtë si kënga e parë e që e ngjiti në skenë.
Plot 24 mijë bileta janë shitur për të ndjekur koncertin e këngëtarit, i cili ka mbushur plot stadiumin ‘Air Albania’.
Shqiptarja.com sjell pamje nga stadiumi ku po zhvillohet koncerti. Edhe kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga lart nga stadiumi ‘Air Albania’, ku duket pjesëmarrja e jashtëzakonshme.
Krahas tij do te jetë edhe bashkëudhëtarja e jetës, artistja Miriam Cami.