Alban Skënderaj zbulon 'sherrin' me Miriamin: Më ka 'nxirë jetën' 6 vjet

Alban Skënderaj zbulon 'sherrin' me Miriamin: Më ka 'nxirë jetën' 6 vjet

Miriam Cani dhe Alban Skënderaj

Këngëtari Alban Skënderaj ka folur për sfidën e organizimit të koncertit të tij të madh në stadiumin “Air Albania’.

Në një rrëfim përballë Arbana Osmanit, ai tha se mbështetja e fortë nga bashkëshortja e tij, Miriam Cani, kishte një rol vendimtar në këtë vendim.

Për vite me radhë, Miriami kishte insistuar që ai të merrte guximin për të mbajtur një koncert në stadium, duke i qëndruar pranë me besimin e saj të palëkundur në talentin e Albanit.

Albani tregoi me humor se Miriami ia ka “nxirrë jetën” për gjashtë vite që ai të merrte këtë hap të rëndësishëm në karrierë.

'Ka katër, pesë, gjashtë vjet që më ka përsëritur këtë dëshirë dhe ka besuar tek unë 10-fishin e besimit tim,” shpjegoi Albani, duke shtuar se ishin të shumta bisedat dhe debatet që i çuan në këtë vendim.

Albani shprehi mirënjohje për përkushtimin e Miriamit, që e mbështeti në çdo hap.

“Vendimin për ta bërë koncertin në stadium e ka marrë Miriami, jo unë. Në fund, ajo kishte të drejtë – interesi dhe dashuria e publikut ishin jashtëzakonisht të mëdha,” u shpreh Albani.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës