Java e shtatë e spektaklit “Dancing Ëith the Stars” ka qenë një sfidë për konkurrentët që tashmë po garojnë për çmimin e madh.

Mbrëmja e së hënës ka qenë emocionuese jo vetëm për rikthimin e këngëve “hit” të viteve ’80, por edhe se në fund të këtij spektakli në “Danc Off” janë vënë përball njëri-tjetrit dy personazhe mjaftë karizmatik të këtij edicioni, Flaka Krelani dhe aktorit Albano Bogdos, një sfidë që çoi në eleminimin e këtij të fundit.

albano bogdo

Në këtë sfidë edhe kryetari i jurisë Shaqiri kërkoi që të dy personazhet vip të “Dance Off-it” të qëndronin në garë pavarësisht pikëve të marra, produksioni nuk fali.

Këtë mbrëmje, pas eleminimit të aktori Bogdo, produksioni zbuloi se për 5 vipat e eleminuar ka endë shpresë.

Një votim u çel për ta në fund të spektaklit, i cili do të jetë i hapur përgjatë gjithë javës, duke berë që në mbrëmjen e radhës, dy më të votuarit t’i rikthehen garës së “Dancing 4”.  

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com"
Redaksia online
(Blerta Tusha/shqiptarja.com)