Aktori i humorti Albano Bogdo ka gjetur dashurinë e jetës. Me anë të një fotoje në Instagram ai ka prezantuar të dashurën e zemrës me fansat. Jo prezantuar tamam, pasi në foton e publikuar veç afrimitetit mes tyre, nuk dallohet fytyra e biondes që i rrëmbeu zemrën aktorit. ‘Dashuria e jetës sime’ shkruan ai krah fotos.
Menjëherë pas publikimit kanë vërshuar komentet krah fotos.
Kujtojmë se kohë më parë Albano ka treguar se vuante nga problemet me ankthin si dhe pirja e alkoolit. Këto e çuan dhe në ndarjen nga e fejuara e tij. Por tashmë duket të jetë koha për një kapitull të ri.
Komento