Lot në 'Ferma Vip', rrëfimi i aktorit Albano Bogdo për jetën dhe poezia e Bes Kallakut emocionojnë konkurrentët

Lot në 'Ferma Vip', rrëfimi i aktorit Albano Bogdo për jetën dhe poezia e Bes Kallakut emocionojnë konkurrentët

Fjoralba Ponari

Momente emocionuese në “Ferma VIP”.

Rrëfimi i Albano Bogdos për jetën e tij ka përlotur të gjithë të pranishmit në fermë. Albano ka treguar se prindërit e tij janë ndarë dhe se pas 10 viteve ai është takuar me babain e tij kur ndodhej në Milano për një koncert.

“Babai dhe mamaja ime janë çifti i parë që janë divorcuar në Sarandë në kohën e demokracisë. Dashamirësit të thonë je ti burr ii shtëpisë tani, dhe të jesh burr ii shtëpisë do të thot të punosh, të heqin nga fëmijëria. Lër librat merr një termuz dhe shit akullore. Ia kam ndjerë mungesën babait por nuk e kam shprehur asnjëherë. Armiku më i amdh që kam pasur ishte ai. Një dite e kemi kuptuar që nuk kishim asnjë armiqësi me njëri tjetrin. Filloi të më qante dhe më përqafoi, kisha 22 vite qe nuk e përqafoja, nuk e dija që më donte babai. Mamanë e kam dritën e syve, nuk e bënin dot 10 burra atë që ka bërë mamaja ime për mua”, ka rrëfyer ndër të tjera Albano.

Një tjetër moment prekës ka qenë kur Bes Kallaku recitoi një poezi të emocionuese për nënën. Të gjithë fermerët e tjerë por edhe moderatorja Fjoralba Ponari nuk i kanë mbajtur dot lotët.  Emocionet kanë qenë shumë të forta, aq sa moderatorja u detyrua të ndërpresë për pak çaste spektaklin.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë