Këngëtari italian Albano Carrisi, i cili është mjaft i pëlqyer dhe i njohur edhe në Shqipëri, do t’i rikthehet televizionit por këtë herë si moderator. Mediat italiane kanë publikuar se që prej datës 20 dhjetor në Rai 1, Albano do të jetë moderatori i një emisioni i cili ka për qëllim bashkimin e familjarëve apo miqve të cilët janë kohë pa u parë.

Ideja e programit është marrë nga Hollanda dhe vjen me titullin “Gjej familjen time”, emri i të cilit ende nuk është sjellë në një version italian. Gjatë fjalës së tij Carrisi ka marrë shembull emisionin e njohur të Raffaella Carra “Carramba” duke theksuar se ky format është diçka krejt tjetër.

albano carrisi

“Me gjithë respektin për “carrambatet” dhe për personat që e kanë drejtuar ky emisionin është diçka krejt tjetër, përndryshe nuk do të kisha pranuar,”-ka vijuar Albano.

Megjithatë këngëtari është shprehur se ndoshta do të jetë edhe gjatë muajit nëntor pjesë e ekranit për shkak të emisionit “The Mission”, ku këngëtari së bashku me vajzat e tij Cristel dhe Romina do të jenë në kontakt me misione humanitare në vende të ndryshme si Kongo etj.

Redaksia Online
(Xhulia Karavella/shqiptarja.com)