Vepra vjen në shqip-"Gjuha e shqiptarëve" e albanologut gjerman Jozef Riter fon Ksilander, botuar në vitin 1835, është prezantuar për herë të parë në Akademinë e Shkencave. Ky libër është përkthyer ne gjuhën shqipe nga Albert Gjoka dhe Frida Vokopola. Edhe pse ka një rëndësi të veçantë për tezat pararendëse mbi origjinën e shqipes si gjuhë indo-europiane, ky përkthimi I albanologut Ksilander ka munguar.

Jozef Riter fon Ksilander nuk erdhi kurrë në Shqipëri, por ai ra në kontakt me gjuhën dhe kulturën shqiptrare që ndeshi në mbretërinë e Greqisë dhe për t’i njohur më thellë u bazua në veprat e albanologëve Theodhor Kavalioti, Francesco Maria da Lecce, Vangjel Meksi.

 Duke shfletuar këtë libër, alabanologu gjerman argumrnton se “gjuha shqipe është një nga gjuhët më të vjetra në botë”.

Ksilanderi e argumenton tezën e tij me një dokument të Akademisë së Shkencave suedeze nga 1835. 

Përkthyesit Gjoka e Vokopola kanë bërë një punë kërkimore në bibliotekat akademike në Europë, në Suedi dhe Austri, ku teksti ruhej i plotë në bibliotekën e Vjenës.
vepra ne shqip

Vepra "Gjuha e shqiptarëve" 

 

d.gj/ Shqiptarja.com