Albanologu/ Pamje të panjohura
nga Shqipëria e Veriut në 1900-ën

Albanologu/ Pamje të panjohura<br />nga Shqipëria e Veriut në 1900-ën
Eksploruesi austro-hungarez dhe shkrimtari udhëtar, Karl Steinmetz, ishte inxhinier me profesion. Pas një udhëtimi të gjatë në Amerikën e Jugut, ai bëri disa udhëtime përmes vendeve të Perandorisë Osmane, para se të merrte paraysh aventurën në pjesën më të vështirë, në malet e Shqipërisë së Veriut.

Në gusht të 1903-shit, ai u nis në një ekspeditë mespërmes maleve nga Shkodra për në Gjakovë dhe Prizren nëpër zhegun e verës. Menjëherë pas mbërritjes së tij në Shkup, ai lundroi në drejtim të Shqipërisë me një avullore nga Selaniku për në Shën Gjon (të Shëngjnit), ku mbërriti më 12 shtator, për të filluar një ekspeditë të dytë, të cilën e ndërmori për dy javë, duke kaluar përmes Mirditës deri poshtë luginës së Drinit në Shkodër.

Në gusht të 1904-s, ai u rikthye të eksploronte sërish malet e veriut. Ai e mori këtë udhëtim nëpër territore të ngjashme, duke u shtyrë më në veri, nëpër malet e larta të Shkrelit, në Theth, në Shalë dhe Mertur për të shkuar në Gjakovë. Ai ndërmori përsëri një ekspeditë të tretë në vitin 1908, në malet e veriut, por këtë herë në drejtim të Matit dhe në luginën e Drinit të Zi nëpër territoret e Dibrës.

Udhëtimet e Steinmetz-it janë përfshirë në tri libra në gjuhën gjermane: Eine Reise durch die Hochländergaue Nordalbaniens" (Një udhëtim përmes maleve në Shqipërinë Veriore), Vjenë 1904; "Ein Vorstoß in die nordalbanischen Alpen" (Një aventurë nëpër Alpet e Shqipërisë Veriore), Vjenë 1905; dhe "Von der Adria zum Schwarzen Drin" (Nga Adriatiku drejt Drinit të Zi), Sarajevë 1908.

Së bashku me Baron Nopcsa-n dhe Edith Durhamin, ai është vlerësuar si njëri nga udhëtarët e huaj me më shumë informacion rreth Shqipërisë Veriut të kohës së tij. Nopcsa e konsideronte atë një ekspert të besueshëm për Shqipërinë. Karl Steinmetz kishte mësuar shqip dhe ishte autor i një gramatike dhe fjalori: "Albanische Grammatik: nordalbanische Mundart" (Gramatika shqipe: dialekti i Shqipërisë Veriore), Sarajevë 1913; dhe "Deutsch-Albanesisches Feldëörterbuch"(Fjalor përshkrues gjermanisht-shqip), Sarajevë
1913.
 Prifti i Thethit

prifti i thethit


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 9 Gusht 2015


Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)   

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës