Përfshihet nga flakët në orët e para të mëngjesit një mjet tip "Range Rover" në Pogradec. Mësohet se ngjarja është rregjistruar në lagjen nr 1, në afërsi të Capri Center, ku mjeti është djegur thuajse plotësisht.

Sipas burimeve, mësohet se mjeti është në pronësi të Erjon Maxharit, i njohur për policinë e Pogradecit. Ky i fundit ka precedentë të mëparshëm penalë për vepra të ndryshme, teksa se ditën e zgjedhjeve ka qenë një prej të arrestuarve që u përfshi në një konflikt fizik me një nga komisionerët.

Nga ana e grupit hetimor po bëhet këqyrja e vendit të ngjarjes si edhe janë marrë kamerat e sigurisë të zonës për të zbardhur ngjarjen pasi ka dyshime që zjarrvënia mund të jetë e qëllimshme.

Megjithatë, shkaku i zjarrit nuk konfirmohet ende zyrtarisht.

Maxhari ka qenë polic në doganën e Qafë-Thanës. Në vitin 2018, ai u arrestua së bashku me tre policë të tjerë, akuzoheshin si ishin pjesë e një grupi për trafikun e klandestinëve nga Shqipëria në SHBA, Kanada dhe Angli.

Ata shpërdoruan detyrën duke mos kryer regjistrimin e shtetasve të kontrabanduar. Nga 51 persona që u përfshinë në këtë grup, 39 prej tyre u arrestuan në Shqipëri, mes tyre edhe 4 policët.

Ndërkaq, Maxhari u arrestua edhe në shkurt të këtij viti, pasi me vëllanë e tij, Darti Maxhari kërcënuan dhe dhunuan një polic në Pogradec, i cili ishte jashtë shërbimit.

1772090042_WhatsAppImage20260226at08.10.33.jpeg

'Range Rover' në flakë

Makina e djegur