Albatros Rexhaj: Me grupin “Na” do të
sjellim “November rain” shqipta

Albatros Rexhaj: Me grupin “Na” do të<br />sjellim “November rain” shqipta
Autori Albatros Rexhaj vjen në rubrikën “Pink Report” duke rrëfyer jo vetëm planet e reja sa i përket botimeve më të fundit. Në këtë intervistë, ai ka treguar rreth ideve dhe mesazheve që dëshiron të përçojë nëpërmjet botimeve dhe shkrimeve të tij në “Facebook”, të cilën e quan një “arenë” të vërtetë. I renditur në vend të tretë në klikueshmërinë e faqeve në internet Rexhaj, tregon sekretet e suksesit të tij.
 
 
Le të ndalemi tek një sondazh i publikuar për Shqipërinë ku faqja juaj radhitet si një nga me të klikuarat. Na zbuloni diçka me tepër rreth këtij sondazhi?
Të them të drejtën kur e kam parë jam befasuar. Burimi vjen nga Ermal Mamaqi për herë të parë në faqen e tij janë botuar këto statistika, të cilat janë marrë në bazë globale duke bërë një lloj radhitje në shtete të ndryshme se cilat janë faqet më të klikuara. Sa i përket Shqipërisë unë u rendita i treti. Madje shumë lexues më kanë shkruar për këtë sondazh duke më përgëzuar. Dëshira ishte që të isha i pari por, do të mbërrijmë edhe atje. (qesh)
 
Besoj se kjo pyetje ju është bërë shpesh, por përse keni zgjedhur “Facebook”-un për të shprehur idetë dhe mendimet tuaja, të cilat janë vënë edhe në skenë, janë bërë edhe tekste këngësh por edhe janë botuar?
Mediat elektonike janë bërë të thuasje të barasvlefshme me mediat e klasike për të mos thënë shumë më të fuqishme se ato. Në këtë mënyrë shkrimtari dhe gazetari duhet të jetë aty ku është lexuesi dhe unë kam dashur të jem aty ku ata janë. Kjo është arena, pasi sot arenat antike janë rrjetet sociale ku secili merr pjesë me mendimet e veta. E bukura është se lexuesi mund të të ndjekë nëse ka dëshirë ose jo, pra nuk ka më filtra. Megjithatë është e vështirë të ndërtosh një mundësi të tillë komunikuese, por unë jam kam dal, ndonëse nuk ka qenë e lehtë.
 
Ju udhëtoni shpesh mes Kosovës dhe Shqipërisë.Do të kishit mundësi të bënit një ndasi mes dy lexuesve ndonëse, kam përshtypjen është e vështirë pasi lexuesi është universal megjithatë disa dallime që mund të keni konstatuar ju?
Sot ne kemi një treg të integruar të librit. Nëse para 20 viteve do të kishim një dallim të tillë, sot diçka e tillë nuk ekziston. Do të thoja që ekziston një integrim i brëndshëm kulturor, i cili është bërë vetë nga lexuesit. Megjithatë mendoj se ka dallime të para kryesisht në planin  subjektiv. Kam përshtypjen se lexuesi në Tiranë ëshët më i ndrojtur në shprehjen e asaj çka vërtet mendon. Më lehtë shprehet për shembull për krizën në Korenë e Veriut etj sesa për diçka intime të veten. Ka një lloj presioni social. Lexuesi në Prishtinë është pak më i hapur për mendimin tim që ndonjëherë e bën edhe më vulgar. Megjithatë në thelb nuk ka ndonjë dallim shumë të madh mes tyre.
 
Do të doja të ndalesha edhe tek tematikat që ju trajtoni, të cilat janë intime dhe të prekshme për çdo kënd, si dashuria apo derivatet e saj, por do të doja të përmendnit disa tema të tjera që janë në fokusin tuaj?
Në thelb unë shkruaj për lirinë e individit dhe liria e individit është thelbi i krijimtarisë time. Individi duhet të ndjehet i lirë dhe komod për të shprehur veten. E gjithë krijimtaria ime vërtitet rreth kësaj. Madje këtë përpiqem të trajtoj edhe tek libri im i radhës “Zonja Z”, të cilin do ta botoj së shpejti.
 
Na tregoni diçka rreth librit tuaj “Edith”, i cili është shpallur si nga botimet më të shitura në “Panairin e vitit 2013”?
“Edith” është histori më vete, në radhë ta parë është historia ime, të cilën unë e shpreh në mënyrë artistike. “Edith” është historia ime por në të  njëjtën kohë historia e gjithkujt sepse çdokush dëshiron të takojë dikë që do ti japi fund të gjitha aventurave, sepse jeta është një aventurë. Por, në fund dëshirojmë të shkojmë diku dhe të themi kjo është e vërteta. Lexuesit e mi e kanë ndjerë këtë, madje që më parë se të dilte libri. Ky emocion vijon edhe tani pas katër muaj që është publikuar libri dhe arsyeja është vërtetësia e “Edith” si personazh.
 
Kur do të jetë botimi i ri i juaji në duart e lexuesit?

Dua të jem i sinqertë nuk jam duke shkruar diçka të re, por  kam shkruar në vazhdimësi dhe kam disa shënime të mia me të cilat do të bëj një përmbledhje që do të publikohet në maj. “Zonja Z” kështu quhet libri do të jetë përmbledhja e shënimeve të mia më të mira gjatë viteve. E veçanta është se përveç promovimit të librit do të  vihet edhe në skenë në formën e monodramës në Tiranë. Monodrama do të vijë nën intepretimin e një aktore, e cila do të interpretoi përreth 50 minuta pjesët më të bukura të librit.
 
Kujt ja keni besuar rolin apo është ende herët për një përcaktim?
Ende është herët por kam në mendje dy ose tre aktore por, është ende herët.
 
Ndërkohë ju keni bashkëpunuar edhe me grupin “Na” sa i përket teksteve të këngëve?
Muzika rrok është thelbi i lirisë njerëzore. Pas vrazhdësisë në shikim të parë, është një butësi shumë e madhe.  Besoj së do të publikojmë një hit të mirë dhe lirikat e këngës do të jenë edhe pjesë në librin “Zonja Z”. Ne dëshirojmë të bëjmë edhe një videoklip dhe nuk dyshoj në suksesin e saj. Kënga është shtruar dhe mund të them që do të jetë e gjatë  dhe po përpiqemi të realizojmë një “November rain” në versionin shqiptar.
 
Një mesazh për lexuesit tuaj?

Të jeni të vërtetë duke mos vuajtur nga komplekset. Njerëzit duhet të jenë të lirë sepse vetëm duke qenë të lirë do të ishim të përgjegjshëm, ky do të ishte mesazhi im.


Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com"
(b.t/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Vlorë, banori: Shkak kanali i ujërave të shiut, hera e fundit kur u pastrua ishte 6 vite më parë

Përmbytjet në Vlorë, banori: Shkak kanali i ujërave të shiut, hera e fundit kur u pastrua ishte 6 vite më parë