Albcontrol, projekt për ngritjen e 2
ambienteve të veçanta në Pediatri

Albcontrol, projekt për ngritjen e 2<br />ambienteve të veçanta në Pediatri
TIRANE- Në prag të festës së natës së ndërrimit të viteve, pacientët e vegjël në Spitalin Pediatrik në Tiranë morën pako me dhurata nga “Albcontrol” në mbështetje të nismës së qeverisë “Shqipëria dhuron”.
 
Drejtuesit e QSUT së bashku me “Albcontrol” kanë nisur dhe projektin e ngritjes së dy dhomave të posçme për fëmijët me sëmundje imunitare në pavionin e Pediatrisë. Drejtuesi i divizionit operacional të “Albcontrol”, Sokol Reveli tha se synimi i tyre është që të kontribuojnë për këtë spital jo vetëm në ditë festash.
 
Ndërsa drejtoresha e Qendrës Universitare Spitalore “Nënë Tereza” në kryeqytet u shpreh se ky projekt konsiston në përmirësimin e kushteve të hospitalizimit për fëmijët me sëmundje imunitare.
 
Përveç dhuratave që u shpërndanë për pacientët e pediatrisë ku fëmijët dukeshin mjaft të lumtur, Marjeta, nëna e një djali të vogël të sëmurë u shpreh se ndihej e lumtur për dhuratat që mori fëmija i saj.
 
“Shqipëria uron, Shqipëria dhuron” është një projekt i Kryeministrisë me rastin e festave dhe që synon të mbledhë fonde që do të përdoren për bamirësi.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Rastësisht në sheshin e Prishtinës, video e Çun Lajçit dhe Sabri Fejzullahut emocionon ndjekësit

Rastësisht në sheshin e Prishtinës, video e Çun Lajçit dhe Sabri Fejzullahut emocionon ndjekësit