Klaudia Pepa nuk i ka shpëtuar përfshirjes në polemika për fituesin e Festivalit të Këngës magjike, por ka përfunduar duke bërë një deklaratë të papritur për ish-bashkëshortin Albi Nako.

Teksa ka shprehur pëlqimin e saj për këngën fituese “Shaj” të Arilena Arës, Klaudia është thumbuar nga ndjekësit në Instagram, një prej të cilëve i ka përmendur Alba Hoxhën.

“Kam konkurrente italiane tani, Albës ia lashë vetë vendin”, i është përgjigjur Klaudia.

Komentuesja:” I le vendin apo Albin?”

Klaudia: “Të dy bashkë”.

Në bazë të komenteve, Klaudia e ka shprehur hapur pjesën e marrëdhënies me Albin, duke lënë të nënkuptuar se nuk i intereson më dhe se po shijon jetën dhe karrierën në Itali.

Komentet