Një debat i ashpër ka ndodhur në Big Brother VIP mes Albi Nakos dhe Romeo Veshajt. Koreografi e akuzoi aktorin se po përdor vajzat pasi nuk mund të përballet dot vetëm.

Po ashtu Albi Nako iu drejtua Romeos duke i thënë se “je pa këllqe dhe se fyen”.

Duket se këto deklarata të papritura e kanë zhgënyer Romeo Veshajn, i cili iu përgjigj duke i thënë se “je i kamufluar”.

Debati

Albi Nako: Për mua kemi një Romeo që është i vetëvendosur në shtëpi, i pozicionuar si një babaxhan. I ka hapur krahët të të gjitha vajzat, e ka si taktikë për tu mbrojtur me këto. Ky i përdor këto vajza sepse nuk ka forcë që të përballet vetë. Unë mendoj se ky i përdor vajzat sepse…je pa këllqe vëlla. Ti e bën luftën me vajzat sepse nuk e bën dot vetëm. Ti je një njeri që fyen, xhestikulon të tjerët, provokon. Ti je një njeri që shfazohesh kur flet.

Romeo VeshajUnë me Albin kemi bërë biseda dhe kemi qeshur, nuk e kuptoj si mund të qeshësh ti me një njeri që ti mendon këtu

Albi Nako: Qesh mirë kush qesh i fundit.

Romeo Veshaj: Në momentin që unë kam dalë i preferuar, Albi  më ka thënë që më bëhet qejfi, por vetëm për ty. Por ti je një njeri…është ai kamuflazhi e kemi diskutuar që unë prisja dita ditës dhe nuk e kuptoja ku do të dalësh. Kaq kisha unë Albi Nako.