Albin Kurti: 4 arsyet që e bëjnë të imagjinueshme një luftë në Ballkanin Perëndimor

Albin Kurti: 4 arsyet që e bëjnë të imagjinueshme një luftë në Ballkanin Perëndimor

Albin Kurti

Në një intervistë për revistën zviceriane "Die Republik", Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se një luftë në Ballkanin Perëndimor është e mundur teksa  ka përmendur dhe 4 arsyet se pse mund të ndodhte.

Sipas Kurtit, arsyet janë fakti që Serbia nuk e njeh  Kosovën dhe nuk njeh krimet e luftës të kryera në vitet 1990. Kryeministri kosovar shprehet se Kosova është një shtet demokratik , ndërsa Serbia jo. Dhe së fundmi ai thotë se Beogradi ka lidhje të ngushta me presidentin rus Vladimir Putin.

 “Ne nuk kemi frikë, por duhet të jemi të vëmendshëm. Mbesim të shqetësuar. Sipas mendimit tim ka katër arsye, që e bëjnë një konflikt të imagjinueshëm. Së pari, Serbia nuk e njeh ende pavarësinë e Kosovës. Lufton kundër njohjes sonë ndërkombëtare, dhe në të njëjtën kohë financon strukturat kriminale brenda Kosovës për ta minuar sundimin e ligjit dhe sovranitetin tonë. Së dyti: Në Serbi nuk mund të pajtohen me krimet e luftës të kryera në vitet 1990-ta. Është për keqardhje.

E treta, e që më shetëson: Kosova është një demokraci, Serbia nuk është. Kushdo që kufizohet me një autokraci është në rrezik. Së katërti, Beogradi zyrtar mban lidhje të ngushta me presidentin despot rus Vladimir Putin. Vuçiqi e ka takuar Putinin 20 herë në 10 vjet, së fundi më 25 nëntor të vitit 2021 në Sochi, tre muaj para se të fillonte lufta në Ukrainë”, tha  Kurti.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Altin: 15/10/2022 09:49

    Ky e ka kuptu politiken

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Cilët janë sot patriotët dhe atdhetarët dhe kush meriton të festojë Pavarësinë?

Cilët janë sot patriotët dhe atdhetarët dhe kush meriton të festojë Pavarësinë?