Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Albin Kurti: E vetmja zgjidhje e qëndrueshme dhe e drejtë është njohja nga Serbia
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti
Në kuadër të samitit BE-Ballkani Perëndimor që po zhvillon punimet në Brdo, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti për Deutsche Wellen u shpreh mbi rëndësinë që ka ky samit për Kosovën. Shpresoj që Bashkimi Evropian t’i mbetet besnik esencës së vet që është zgjerimi.
“Prej se është formuar si projekt politik dhe proces historik i paqes dhe prosperitetit, Bashkimi Evropian është zgjeruar dhe kjo duhet të përmbyllet me përfshirjen e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor.” Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Evropian janë shumë të rëndësishëm për njëri-tjetrin', theksoi Kurti.
Pritet të mërkurën edhe një takim i kryeministrit Kurti me kancelaren Merkel, presidentin Macron dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiç në mesin e sesioneve të samitit. Ky është një takim i paralajmëruar nga organizatorët, tha Kurti para mediave në Brdo. Në këtë kontekst, Kurti u shpreh se kam bindjen e fuqishme se “e vetmja zgjidhje e qëndrueshme dhe e drejtë është njohja reciproke midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, me ç’rast Serbia duhet të ballafaqohet me të kaluarën, dhe ta pranojë edhe gjenocidin në Bosnje-Hercegovinë edhe gjenocidin në Kosovë.”
Kryeministri Kurti u shpreh edhe në lidhje me reciprocitetin, vendosja e të cilit nga ana e Kosovës shënoi shtimin e tensioneve në javët e fundit mes Kosovës dhe Serbisë. “Reciprociteti është një mënyrë e shëndoshë për marrëdhënie të mira fqinjësore, të cilin ne nuk e kemi as për inat ndaj dikujt ose për hakmarrje ndaj ndokujt, por si mënyrë që derivon nga koncepti i barazisë.”/DW
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Nëntor, 23:23
A po japin rezultat protestat e PD-së?
-
Po
18.4%
-
Jo
77.2%
-
Nuk e di
4.4%
Vota total: 158
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgut
26 Nëntor, 17:19
-
Jorida Tabaku takohet me delegacionin nga parlamenti Italian: Procesi i Integrimit s'do të thotë që do mbyllim sytë nga problemet reale
26 Nëntor, 16:30
-
Zbërthimi i SkyECC/ Mes 21 masave sigurie edhe emri i Prek Kodra, në 2021 u akuzua se do të vriste Albin Kurtin
26 Nëntor, 10:29
-
E keni njohur Kosovën! Nervozohet Vuçiç: Nuk është thënë kurrë, nuk dua 'Serbinë e Madhe'
25 Nëntor, 21:18
-
Synon anëtarësimin në BE, Serbia dështon në hapjen e kapitujve
25 Nëntor, 16:45
-
Synon anëtarësimin në BE, Serbia dështon në hapjen e kapitujve
25 Nëntor, 16:43
-
VIDEO/ Plas grushti mes deputetëve në Parlamentin serb, Garda ndërhyn për t'i ndarë
25 Nëntor, 13:56
-
Kosova po ndërton stacione të reja policore në veri, kryeministri Albin Kurti e konfirmon: Do shërbejë Policia Kufitare!
25 Nëntor, 12:11
-
Kosovë/ Ministri i Financave akuzon Prokurorinë Speciale se po lufton Kurtin e motivuar politikisht
24 Nëntor, 17:21
-
Shkup/ Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
24 Nëntor, 17:00
-
Vuçiç mesazh kërcënues: Jeta është luftë, Serbia do të fitojë
24 Nëntor, 12:42
-
Presidentja Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi prioritet strategjik për Kosovën
24 Nëntor, 11:35
KY ÇUN KURTI I DYSHUAR ,I'A FUT KOT... NJOHJA NGA SERBIA ESHTE E PA VLERE....KOSOVA TE MOS E NJEH SERBINÈ DERI SA PIKA E KUFIRIT TE VENDOSET TEK MOLLA E KUQE.....
Përgjigju