Albin Kurti është 'i vështirë' si Serbia, nuk është kompliment

Albin Kurti është 'i vështirë' si Serbia, nuk është kompliment

Albin Kurti

Nuk është kompliment! Të jesh i vështirë - nuk është mirë!

Është keq.

Të tregon vet fjala - 'i vështirë'.

Thuhet 'Kohë të vështira' (sepse nuk ishin kohë të mira);

thuhet: 'situatë e vështirë' (sepse nuk është e lehtë);

thuhet njeri i vështirë (sepse është i zorshëm, i pamarrun vesh)!

- Kur Escobar e quajti Albin Kurtin 'i vështirë', e krahasoi me Serbinë!

Albin Kurti është 'i vështirë', si Serbia'!

Popullata u gëzuan shumë që Albin Kurti është 'partner i vështirë' i amerikanëve, si Serbia që është.

- I vështirë për shqiptarët është 'i 'shtirë', demek i rrezikshëm, i pamposhtur, mangup që t'i lë veshët në dorë.

Çka bën njeriu për të qenë i vështirë?

- Mendon për veten se është madhërishëm.

- Nuk ka dhembshuri për njeri të gjallë.

- Është agresiv.

- Dyshon në gjithçka, në motivet e gjjthkujt.

- Manipulon.

- Dominon.

- Ose qysh them unë, ose ndryshe s'bën.

- Rrezikon. Flet fjalë të mëdha, për bashkimin e tokës me qiell.

- Nervozohet kollaj.

- Njerëzit ikin prej tij.

Sepse i përsëritë pafundësisht të njëjtat fjalë.

Minimumi tre herë të njejtën fjalë.

- Ankohet pa pushim. Gjëmon. Veç ai di, veç ai ka të drejtë.

- Nuk ka njeri që i duket 'dikushi'.

Ti nuk ndjehesh mirë në praninë e njeriut të vështirë.

Sepse ai 'i di të gjjtha'.

Ai sillet superior dhe i bën të tjerët të ndjehen budallenjë.

Ata janë bossy dhe armiqësor.

- Gjithmonë ia 'qëllojnë' çfarë deshe të thuash; i parashikojnë fjalët dhe veprimet e të tjerëve, ende pa ndodhur.

Të jesh i vështirë do të thotë të jesh pesimist, i hidhur dhe kokëfortë.

- Albin Kurti është grindavec.

Ka krijuar atmosferë stresi, lufte, pasigurie dhe armiqësie planetare.

- Është mashtrues i sinqertë. As nuk e fsheh.

Për ateistin - bëhet ateist.

Për ekstremistin - ekstremist.

Për pijanecin - pijanec. 

Në paradën e krenarisë, dukej më krenari prej krejtve, ta merrte mendja për të drejtat e tij të munguara u organizua parada.

- Askush nuk i do njerëzit e vështirë afër vetes.

- Tash Albin Kurti po negocion me bandat e Veriut, si me partnerin kryesor.

- U thotë: Nëse ju 'vrasës' zvogëloheni në numër, e zvogëlojmë edhe ne policinë speciale nga Veriu .

- I drejtohet me pika shiu BE-së dhe Amerikës, që ata t'ia çlirojnë Veriun.

Çliroje vet!

- Në emër të Kosovës, Albin Kurti kërkon nga Vuçiqi t'ia çlirojë Veriun.

- Ky që për moto të protestës e ka pasur 'Isën e japim - Kosovën s'e japim', sot po e jep Amerikën për Lulzim Hetemin.

- Policia kanë shkuar në Veri për të shikuar filma me vrasës, dhe për ta ruajtur 'nga vetvetja', njeriun më të marrë që ka njohur skena politike (Lulzim Hetemi),

të cilin Albin Kurti e ka parë që është budalla dhe po e shfrytëzon si  mburojë e gjallë për fantazmat.

- Pra, nga negociatat me shtetin serb, Albin Kurti ka degraduar në negociata me kriminelët serbë të Veriut.

- Prokuroria, tha Kurti, i dinë emrat e vrasësve serbë në Veri dhe nuk veprojnë.

- Sot Albin Kurti e zbuloi se Prokuroria e Kosovës punojnë për Serbinë dhe mirëqenien e kriminelëve serbë në Veri.

- Çfarë shteti është ky, ku Serbia, përveç që na e mori 'Amerikën', na e mori edhe Drejtësinë e Kosovës!

P.S. E kam pasur një shoqe (dhe kolege) amerikane (që punonte në UNMIK).

Ajo e pa që mua asnjëherë nuk më kanë daahur afër shqiptarët...

Kishte respekt për mua, i lexonte shkrimet e mia, dhe...

Një ditë, kolegëve të kulturës ( hajna - analfabetë mjeranë që sundojnë dhe vjedhin paret e kulturës edhe sot), u tha: 'Kurrë nuk do të kisha dashur të isha në anën e kundërt të Kim-it'!

- Nuk i kam marrë komplimentet seriozisht. Kurrë.

Sikur t'i kisha marrë seriozisht, deri tash do të kisha 'fluturuar'!

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mario: 13/06/2023 15:48

    e mendoj fiks ne te njejten menyre prandaj edhe nuk hezitoj ta krahasoj me nje Ocalan shqiptar qe jeton ne kohe donkishoteske

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kjo Krishtlindje është ftesë për të përjetuar magjinë... Çfarë thonë yjet për ju sot

Kjo Krishtlindje është ftesë për të përjetuar magjinë... Çfarë thonë yjet për ju sot