Albin Kurti një ditë para zgjedhjeve: Heqim taksën me Serbinë, por me kushte! Shqipëri e madhe? 'E vendosin qytetarët'

Albin Kurti një ditë para zgjedhjeve: Heqim taksën me Serbinë, por me kushte! Shqipëri e madhe? 'E vendosin qytetarët'

Albin Kurti

KOSOVË-  Një ditë para zgjedhjeve, në një intervistë të dhënë për gazetën austriake Standard, kandidati për kryeministër i Kosovës Albin Kurti ka folur në lidhje me taksën për mallrat serbe, ku ka deklaruar se do ta heqë, por dhe se do të kërkojë reciprocitet me Serbinë dhe kompensim të luftës. Kurti gjithashtu ka deklaruar se nëse do të bëhet kryeministër, që në javën e parë do të fillojë dialog me serbët në Kosovë.

"Kur të bëhem kryeministër, do të filloj dialogun me serbët në Kosovë gjatë javës së parë të mandatit tim. Asnjë Kryeministër nuk e ka bërë atë ende, por kjo është shumë e rëndësishme. Në muajin e parë, ne gjithashtu duhet të shohim se ku qëndrojmë pas 33 marrëveshjeve që kemi lidhur tashmë me Serbinë. Dhe pastaj mezi pres të takoj të dërguarin e ri të BE Josep Borrell. Nuk më intereson që ai vjen nga Spanja, një vend që nuk e njohu Kosovën. Paraardhësi i tij Federicca Mogherini erdhi nga një vend që na ka njohur, por ne nuk ishim të lumtur me të. Në përgjithësi, është e rëndësishme të përgatitemi mirë për këtë dialog, sepse ne nuk mund të përballojmë një dështim tjetër. Ne do ta zëvendësojmë taksën me parimin e reciprocitetit. Për shembull, Beogradi duhet t’i pranojë targat tona dhe dokumentet, në të cilët shkruan Republika e Kosovës. Duam ta sqarojmë fatin e të zhdukurve, pavarësisht kombësisë, të gjinden edhe serbët edhe romët. Duhet të formohen ekipet e përbashkëta të hetuesve kosovarë, serbë dhe ndërkombëtarë, të cilët do të analizonin varrezat masive’, ka deklaruar Kutri.

I pyetur se pse Prishtina duhet të nënshkruajë një marrëveshje me Beogradin, Kurti u përgjigj se marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë janë të rëndësishme dhe se pa njohje të ndërsjellë nuk ka anëtarësim në BE.  Ndërsa në lidhje me idenë e krijimit të “Shqipërisë së Madhe’, një ide e tij, Kurti nuk qëndroi kundër idesë, por tha se këtë do e vendosin vetë qytetarët, por që nuk do ndodhë së shpejti, duke e lënë si projekt të hapur.

‘Unë mendoj se njerëzit do të votonin po nëse do të kishte një referendum. Por referendumi nuk lejohet. Kështu që unë do ta respektoj Kushtetutën deri një ditë ne do të jemi në gjendje ta ndryshojmë atë në mënyrë paqësore dhe demokratike. Por kjo nuk do të ndodhë së shpejti’, tha Kurti.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • shqip: 08/10/2019 00:45

    Bravo se ju dini te ndryshoni. Problemi i jone eshte se deri ti perpije dheu ne i mbajme politikanet tone hajduta ne kry te shtetit. Pastaj i shajme e pastaj thojme ato bane shume per shqiperi se vodhen e percane por per fat kishin mundesi me e ba ma keq.

    Përgjigju
  • Ermali: 07/10/2019 22:21

    Hajde vllai jepi dum bashkojini trojet dhe pse jo behu dhe kryeminister i shqiperise se madhe se keta tanet legena dhe dava hajdutesh jane te gjithe si te vjeter dhe te rinj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda