Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar letren e liderit të saj Albin Kurtit, të cilën sot ai e kishte dërguar në adresë të kreut të LDK-së, Isa Mustafa.
Në të, Kurti i bënë thirrje Mustafës, të heq dorë nga largimi i Konjufcës nga kreu i Kuvendit dhe e fton të rikthehet në tryezën e bisedimeve.
”Letra dërguar Kryetarit të LDK-së, Mustafa, të cilit Kryetari i LVV-së, Kurti, i bën thirrje të heq dorë nga largimi i z. Konjufca nga kreu i Kuvendit dhe e fton të rikthehet në tryezën e bisedimeve për marrëveshje për qeverinë e përbashkët”, thuhet nga Vetëvendosje.
Në letër shprehet keqardhje për ndërprerjen e takimeve mes LDK dhe LVV.
“Është për të ardhur keq që keni vendosur t`i ndërpreni takimet tona për koalicionin qeverisës duke më detyruar të shkruaj letra, thuajse jemi kundërshtarë politik apo jetojmë në kontinente të ndryshme”, ka shkruar Kurti në letër.
Kanë kaluar mbi 100 ditë prej ditës së zgjedhjeve dhe dy partitë fituese, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, të cilat kishin trumbetuar një koalicion të përbashkët e të emëruar nga vetë ata si “koalicioni i shpresës”, nuk po tregojnë se mund të ketë shpresë për këtë koalicion.
Mbrëmë, përfaqësues të të dy partive kanë dhënë deklarata të cilat nuk lënë vend të mendohet se mund të ketë një marrëveshje midis tyre.
Dje, Lëvizja Vetëvendosje ka lëshuar një ofertë drejtuar Lidhjes Demokratike të Kosovës ku parashihet rritja e numrit të ministrive nga 12 në 14 – ku një do t’i takonte LDK-së dhe një tjetër do t’u shkonte minoriteteve.
Këtë ofertë të tyre sot zyrtarisht e ka refuzuar Lidhja Demokratike e Kosovës ku kanë shpalosur ofertën e tyre të re drejtuar Vetëvendosjes. Kryeparlamentari, posti i presidentit dhe 5 ministri ishte kërkesa eksplicite e LDK-së për koalicion me LVV-në.
Por, kjo ofertë është quajtur tallje dhe është refuzuar nga deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, e cila është shprehur se nuk mund të pranohet.
Bastard Mustafa
Përgjigju