Albin Kurti: I gatshëm për zgjedhje
por Kosova nuk ka nevojë për to

Albin Kurti: I gatshëm për zgjedhje<br />por Kosova nuk ka nevojë për to
PRISHTINË - Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, thotë se është i gatshëm për zgjedhje, por sipas tij Kosova nuk ka nevojë për to, dhe se sipas tij marrëveshja e LVAN-it do t'i vendosë binarët për një kurs të ri të shtetit.
 
“Ne jemi gjithmonë të gatshëm për zgjedhje, por Kosova nuk ka nevoje për to, por për nje qeverisje ndryshe e qeveri te re të shumicës parlamentare", thotë Kurti në një tubim me qytetarët e Ferizaj.
 
Edhe deputetja, Albulena Haxhiu, thotë se presidentja, Atifete Jahjaga, nuk ka të drejtë t'i shpallë zgjedhjet tani kur nuk është funksionalizuar dhe konstituuar Kuvendi.
 
Gjatë ditës, Kurti ka mbajtur tubim edhe me qytetarët e Komunës së Gjilanit./Zëri/
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zjarr në fshatin Kurqele të Klosit, flakët rrezikuan banesat

Zjarr në fshatin Kurqele të Klosit, flakët rrezikuan banesat