Albin Kurti i ndarë? VV: Shpifje! Ja
ç'thotë bashkëshortja norvegjeze

Albin Kurti i ndarë? VV: Shpifje! Ja<br />ç'thotë bashkëshortja norvegjeze
Prej disa ditësh në mediat kosovare ka qarkulluar lajmi se Albin Kurti është ndarë nga bashkëshortja e tij norvegjese. Por sot, VetëVendosje ka vendosur që të flasë rreth kësaj çështje, ku ka mohuar kategorikisht një gjë të tillë, që sipas saj, është bërë nga mediat që kontrollohen nga pushteti.

Në faqen zyrtare në Facebook, VetëVendosje thotë se ky është një lajm tendencioz, ndërkohë që thekson faktin se Albin Kurti dhe bashkëshortja e tij, janë më të lumtur se kurrë më parë.

Ky lajm i përhapur në mediat kosovare dhe jo vetëm, solli edhe reagimin e bashkëshortes së tij Rita K. Augestad-Knudsen. Përmes një reagimi në rrjetet sociale ajo shkruan se "lajmet e publikuara në disa media të ndryshme në Kosovë për marrëdhënien me bashkëshortin Albin Kurti janë qartësisht të pavërteta. Kë është një veprim i ulët nga ata persona që përhapin disinformacione të turpshme", - shkruan ajo.
 
Ja reagimi zyrtar i VetëVendosjes në Facebook
Lajmet rreth jetës private bashkëshortore të deputetit të VETËVENDOSJE!-s, z. Albin Kurti, janë tërësisht të pavërteta dhe politikisht tendencioze.

Këto shpifje të ulëta që vijnë nga mediat dhe portalet e pushtetit, qartësisht shprehin gjendjen dëshpëruese të Qeverisë së Kosovës. Lufta speciale ndaj opozitës triumfuese, po shpërfaqet në këto lajme absurde dhe po tregon mungesë argumentesh e mbështetjeje si dhe panik të madhe të pushtetit. Të përfshirë në këtë luftë speciale janë edhe njerëzit e pushtetit që drejtojnë portale të tilla shpifëse dhe që ngrisin akuza absurde e të pabaza, të mbështetura tërësisht në burime inekzistente. 

Duke mos pasur guxim e material që të përballet konceptualisht dhe me argumente, pushteti, në prag të rënies, po mundohet që përmes shpifjeve të tilla të njollosë deputetët e Republikës. Këto lajme të pavërteta tashmë nuk i besojnë as qytetarët, të cilët më të vendosur se asnjëherë, po e kundërshtojnë këtë regjim kriminal dhe shpifës.

Albin Kurti ka qenë në Norvegji para një jave dhe çdo aludim i plasuar në këto portale partiake është shpifje e pastër. Albini, Rita dhe Lea, kurrë s'kanë qenë më të lumtur së bashku.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin