Albin Kurti: Jemi afër marrëveshjes me LDK-në, do ta bëjmë qeverinë e re të paparë

Albin Kurti: Jemi afër marrëveshjes me LDK-në, do ta bëjmë qeverinë e re të paparë

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ka folur lidhur me negociatat mes tij dhe Isa Mustafës nga Lidhja Demokratike e Kosovës për një koalicion të mundshëm bashkëqeverisës.

Albin Kurti tha se janë afër marrëveshjes me LDK-në.

”Në takimin e fundit në propozimin tonë na është thënë se ”do të kthehen në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së për ta marrë mendimin”. Nuk jam në dijeni se ka diçka të re në këtë aspekt, mirëpo është e domosdoshme të arrijmë marrëveshje të qeverisim bashkë”.

”Këtë na e kërkojnë qytetarët çdo ditë dhe këtë e ka kërkuar edhe vullneti i tyre më 6 tetor të vitit të kaluar dhe besoj që me përgjegjësi politike dhe me interes qytetaro-shtetëror, do duhej të ulemi dhe të merremi vesh dhe ta ngrisim në këmbë Republikën e Kosovës” ta ai te Klan Kosova.

Ku qëndrojnë negociatat për marrëveshje mes VV-së e LDK-së?

”E kam thënë edhe më herët se jemi afër marrëveshjes – jemi aq afër sa që po u afruam edhe më, merremi vesh mirëpo nuk ka takime që 8 ditë ndërkohë që unë jam përditë në Kosovë dhe jam i gatshëm dhe i interesuar”.

”Të enjten e 9 janarit na është thënë ”do të pyetet Këshilli i LDK-së për propozimin tonë”.

Kur do ta dorëzojë emrin e mandatarit tek Presidenti Thaçi?

”Ne do ta dërgojmë propozimin tonë tek presidenti, por po përpiqemi maksimalisht që kjo të ndodhë, pas marrëveshjes që do ta arrijmë me LDK-në”.

”Nga takimi më 6 janar të hënën bëhen 2 javë, dhe po përpiqemi që një propozim i tillë të shkojë në presidencë bashkë me marrëveshjen”.

”Dëshiroj që Qeveria jonë të jetë qeveri e shumicës ku bënë pjesë VV e LDK. Populli ka pasur të drejtë më 6 tetor dhe Kosovën e presin ditë mira në vijim. Ne jemi për marrëveshje e cila do ta bëjë Qeverinë e re të paparë në Kosovën e pasluftës”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mala: 18/01/2020 08:52

    SDhteti dhe Qeveria e Kosoves ishte ne kembe,ju e rrenuat!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim