Albin Kurti: Kemi prova që grupi rus ‘Wanger’, ishte në veri të Kosovës ku u vendosën barrikadat! Fotot i dorëzuam në prokurori
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dhënë një intervistë për median holandeze, ku ka folur për heqjen e barrikadave dhe grupet kriminale në veri të Kosovës.
Ai tha se për protestat në veri të Kosovës, serbët po niseshin me autobusë nga Serbia. Ai tha se kishte prova se personat e maskuar të cilët janë shfaqur në veri të Kosovës, janë anëtarë të grupit rus ‘Ëanger’ të njohur si ‘Ujqërit e Natës’. Kurti tha se për personat e maskuar, kishte foto të cilat ii shin dorëzuar autoriteteve për të kryer hetimet e nevojshme.
“Njerëzit po sillen me autobusë nga Serbia për të udhëhequr barrikadat. Ne kemi prova se këta janë njerëz të maskuar me shenja të milicisë ruse Ëagner, Ujqërit e Natës (një bandë ruse motoçikletash besnike ndaj Putinit) dhe të ashtuquajturës Brigadë e Veriut”, ka thënë Kurti për gazetën NRC, derisa ka shtuar se nuk mund t’i publikojë këto prova meqë “pozicioni nga i cili janë marrë fotot dhe videot mund të tradhtojë burimet tona”.
Përveç kontrabandës dhe krimit, Kurti ka thënë se thesari i shtetit është i prekur kryesisht nga fakti se askush në veriun e Kosovës nuk paguan për furnizimin me energji elektrike.
“Ne po vuajmë financiarisht për këtë. Ne i dhamë një licencë kompanisë së tyre të energjisë dhe bëmë një marrëveshje në qershor për ta zgjidhur këtë, por kjo nuk po zbatohet. Kaq kushton autonomia serbe. Autokratët e shohin bujarinë tonë si dobësi”- shtoi Kurti.
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
72%
-
Jo
20.5%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3536
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shqipëria dhe Kosova mbledhje të përbashkët Kuvendi më 20 dhjetor në Prishtinë, axhenda! Nga Rama te Kurti, ja politikanët që do mbajnë fjalime
18 Dhjetor, 17:03
-
Haxhi Shala pranon fajësinë para gjykatës në Hagë
18 Dhjetor, 15:58
-
Kosova bëhet me Muze të Gjenocidit dhe Përpjekjes për Liri
18 Dhjetor, 13:36
-
Kryetari i Kuvendit të Kosovës bëhet baba për herë të tretë, zbulon emrin e veçantë të vajzës
18 Dhjetor, 13:34
-
Zgjedhjet në Kosovë/ Emigrantët do të votojë në ambasada dhe në konsullata
18 Dhjetor, 13:30
-
Grupi i trafikut të armëve Shqipëri-Kosovë, zbulohen detajet e operacionit! Ja si i bëri Policia blerjet me agjentë të infiltruar dhe roli i taksistit
18 Dhjetor, 13:09
-
Dialogu/ Laçak flet pas takimeve në Bruksel: Të themelohet Asociacioni, Serbia të njohë simbolet e Kosovës
18 Dhjetor, 11:20
-
Veto Surroi: Dhjetori i demokracisë dhe një shenjë normaliteti
18 Dhjetor, 09:52
-
Spiunimi i BIA-s, Serbia në 'burgun digjital'
18 Dhjetor, 08:22
-
Sa bunkerë ka Serbia për raste lufte?
17 Dhjetor, 17:34
-
Skenarët e mundshëm nëse SHBA-ja i vë sanksione industrisë serbe të naftës
17 Dhjetor, 17:28
-
BE i kërkon Kosovës kthimin e serbëve në institucione, masat hiqen kur të ndërmerren hapa për uljen e tensioneve në Veri
17 Dhjetor, 17:07
O Albin o patriot , këtë shumë e di edhe edvin tradhtari, por që nuk guxon të flas sepse Vucici e tredhë mbrenda natës… Edvin tradhtari shqipfolës ështé qenia më e ndyer dhe më e rrezikshme e kombit …!!!
Përgjigju