Albin Kurti: Kisha dijeni për ato tri atentatet por ndihem i sigurt, qëllimi është frikësimi i popullit

Albin Kurti: Kisha dijeni për ato tri atentatet por ndihem i sigurt, qëllimi është frikësimi i popullit

Albin Kurti dhe Prek Kodra

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti foli sot gjatë një konference për mediat, ku komentoi edhe atentatin që kishin organizuar ndaj tij, e që u publikua në media.

“Sa jam i sigurt nuk e di, por unë mundem t’iu konfirmoj se ndihem i sigurt. Ndërkaq sa jam i sigurt e vendosin organet e sigurisë që i marrin masat adekuate. Është e vërtet që unë kam qenë në dijeni të planit për ato tri atentatet, por e keni pa edhe nga informacioni që ka dal, se qëllimi ishte frikësimi i popullsisë, destabilizimi i vendit”, u shpreh Kurti.

Ai u pyet lidhur me të ashtuquajturën “kornizë të re” të dialogut me Serbinë, ku tha se nuk komenton dokumente pa autor, e se vetëm dokumentet që prodhohen në Bruksel duhet të komentohen.

“Qarkullojnë dokumente të ndryshme, mirëpo unë besoj që nuk është as e dobishme e as drejtë që t’i komentoj ato dokumente që nuk kanë autor, por bëhen për të matur pulsin e qytetarëve dhe politikanëve”, tha Kurti.

Gjatë fundjavës u publikua një dokument që thuhej se ishte “korniza e re” e propozuar për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas këtij dokumenti, njohja reciproke nuk është më pjesë e marrëveshjes finale, por që ndër tjera Kosovës i garantohen njohjet e pesë vendeve të BE-së.

Kurti tha se normalizimi i raporteve me Serbinë duhet të bëhet me marrëveshje ligjërisht të obligueshme, “ku në qendër duhet të jetë njohja reciproke”. Këto deklarata, Kurti i bëri pas hapjes së “Samitit Digjital” në Prishtinë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:28
Po përgatiste atentat për Albin Kurtin? Flet Kodra: Po më merrni në qafë mua dhe familjen! E paimagjinueshme çfarë kanë shpikur

1663792480_preke696x354.jpg

Prek Kodra, i përfolur si personi që dyshohej se po përgatiste atentat ndaj kryeministrit Albin Kurti ka përgënjeshtruar të gjitha akuzat. Në një intervistë në emisionin ‘Pressing’, u shpreh se lajmet që kanë qarkulluar në media po ndikojnë edhe tek familja e tij. Ai shpjegoi se ishte në një kafene në Shkodër kur e telefonuan nga Gjermania për të parë se çfarë shkruhej, gjë të cilën thotë se nuk e imagjinonte.

“Çfarë të shpjegoj, vetëm po shpika diçka sikur kanë shpikur persona të paidentifikuar për mua. Albin Kurtin e njoh vetëm prej televizionit. Më keni akuzuar dhe po më merrni më qafë mua dhe familjen time. Për herë të parë, paradite rreth orës 11 kam qenë në Shkodër në kafe dhe dikush më ka telefonuar nga Gjermania dhe më thotë a je duke i parë lajmet dhe më ka nisur linkun. E kam parë linkun dhe pashë një gjë që se kisha imagjinuar kurrë në jetën time”, tha Kodra.

Kodra ka treguar edhe rastin kur 1 vit më parë u ndalua në doganë teksa drejtonte makinën e të bijës dhe e kanë arrestuar ndërsa kishte 15 mijë euro me vete. Gjatë pyetjes në Komisariat, i bënë me dije se dyshohej se merrej me falsifikim parash, por kjo sipas Kodrës ishte e çuditshme se paratë i kishte marrë në firmën e tij.

“Më kanë ndaluar në Kosovë para një viti në doganë, më 24 nëntor nëse nuk gaboj. Isha duke shkuar në Kosovë për të blerë një kamionçinë. Kur më kanë ndaluar kam qenë me makinën e vajzës time për të blerë një kamionçinë për firmën time. Kur kam shkuar në doganë më kanë ndaluar dhe më kanë mbajtur nga ora 2 e pasdites deri në orën 11 në darkë pa më thënë pse më kanë ndaluar. Në doganë më kanë arrestuar. Kisha 15 mijë euro me vete.

Prekë Kodra: Më kanë çuar në Prishtinë dhe më kanë marrë në pyetje nga Departamenti i Krimeve të rënda. Nuk e dija pse po më ndodhte ajo gjë. Kur më thanë që dyshohesh për falsifikim parash por unë isha i sigurt sepse i kisha marrë te firma ime”, tha Kodra.

D.GJ/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Liverpool marshon drejt trofeut, përmbys 3-1 Leicesterin

VIDEO/ Liverpool marshon drejt trofeut, përmbys 3-1 Leicesterin