Albin Kurti kundër Ramës, por po e imiton shëmtuar

Albin Kurti kundër Ramës, por po e imiton shëmtuar

Edi Rama dhe Albin Kurti

Ka një Albin Kurti krejt tjetër nga ai idealisti dhe rebeli në opozitë, që kundërshtonte për gjithçka dhe madje përdori me formacionin e tij VV deri gazin lotsjellës në parlament. Ndërsa kohë më parë, kur e gëzonte pozitën e opozitarit, ai mundohej t’ia bënte jetën e vështirë kujtdo në fuqi, tashmë ka ardhur koha e tij si kryeministër për të përballur opozitën, që duhet thënë se ende nuk i karikuar bateritë e veta.

Megjithatë gjuha cinike e z.Kurti nuk është ndalur dhe ka shkuar më tej se paraardhësit e tij kur tashmë nga foltorja është shprehur se: Opozita është e paaftë dhe se Qeveria që ai e udhëheq ka vetëm një problem, që sipas tij është mungesa e kritikës!

“Unë këtu shoh një lloj paaftësie për të bërë kritikë. Ky është problemi. Edhe rreziku më i madh për Qeverinë tonë është mungesa e kritikës. Ne s’kemi rrezik tjetër. E ju keni nevojë ose për paragjykim ose për shpifje që të na bëni kritikë që, duke qenë se bazohet në shpifje ose paragjykim, nuk është më e tillë. Ky është problemi. Ky është problemi ynë, se ju duket se nuk e konsideroni problem”, u shpreh Kurti.

Ndonëse ka një shemri të lodhshme Rama-Kurti që u përmirësua pak ditë më parë nga takimi informal i dy liderëve në Bruksel, kryeministri i Kosovës është në udhë të kolegut të tij nga Tirana. E para nga besueshmëria që ka në publik dhe e dyta nga cinizmi me kolegët e tij. Veçse ndryshe nga parlamentarët shqiptarë, që u viktimizuan nga Rama para shumë muajsh dhe lanë pa asnjë arsye parlamentin, kolegët kosovarë deri më tani në parlament kanë parë dhe provuar mbi kurriz shumë lloje cinizmi.

Lirshmëria e retorikës në foltore e bën Kurtin të dallohet mes shumë syresh, por nga ana tjetër të mos kuptojë dhe pasojat për shumë nga thëniet e tij, që pas 100 ditëve të qeverisjes do të përballet me kritika shumë më të strukturuara. Ashtu si Rama në deklaratat e tij mund të abstragojë sepse përballë ka në jo pak raste parlamentarë shumë më inferiorë ashtu si nga ana tjetër ka pushtet pa fund. Për fatin e tyre ishin shqiptarët e këtej dhe andej kufirit që u kanë besuar. Dhe, kjo, i bën të dy të manovrojnë dhe përtej premtimeve.

Së fundmi, kritikuesi i të ashtuquajturit Mini-Shengen, Kurti besohet se po bën një nismë për nënshkrimin e një marrëveshje për lirinë e lëvizjes së qytetarëve mes Kosovës, Shqipërisë, Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnje e Hercegovinës. Ashtu si bën aludime të çuditshme për njerëzit e luftës. Procese, që vërtetë duhet të vlerësohen porse në Kosovë, dikur ai dhe sidomos militantët e tij, i kundërshtonin frikshëm. Për Ramën ka mbetur ende përcaktimi se ishte në dijeni dhe madje pjesë e planeve për ndryshimin e kufijve të Kosovës por ende sot mbetet e papranuar prej tij dhe madje e kundërshtuar dhe nga SHBA-të, paçka se burime të ndryshme alternative e pohojnë.

Veçse Kurti nuk ndalet dhe falë numrave të zgjedhjeve po kap çdo segment të shtetit të Kosovës dhe kjo mund të justifikohet për pritjen e zbatimit të programit të VV, që ka hasur jo pak kritika. Ose si do e shprehte zëdhënësi i PDK-së, Tahiri në seancën e fundit parlamentare: “Në emër të shkapjes së shtetit të punohet me ngulm me urgjencë për kapjen e institucioneve në këtë rast të ARKEP dhe AKP të cilat i keni futur me urgjencë në rend dite”. Çka do të thotë se institucionet tashmë do dergjen nën pushtetin e tij.

Po a nuk po bën çdo ditë vallë Rama të njëjtën gjë në Shqipëri? Dhe, me sa duket Kurti ka çfarë të mësojë nga kinse kundërshtari i tij, që i bëri aq shemri gjatë zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, sepse tek e fundit nuk ndryshojnë shumë: Pushteti ua ka veshur sytë. Vetëm se me një dallim jo aq të vogël: Idealisti Kurti duket se po imiton shëmtuar udhën e Ramës.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Endri: 27/05/2021 20:53

    Nje shkrim pa asnje lidhje dhe logjike.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë