Albin Kurti letër Hashim Thaçit: Nuk e refuzojmë kërkesën tuaj për emrin e kandidatit për kryeministër por është çështje dytësore

Albin Kurti letër Hashim Thaçit: Nuk e refuzojmë kërkesën tuaj për emrin e kandidatit për kryeministër por është çështje dytësore

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i është drejtuar me një letër presidentit Hashim Thaçi, përmes së cilës ka qartësuar se nuk heziton t’i përgjigjet dhe as nuk e refuzon kërkesën e tij për të çuar në presidencë emrin e kandidatit të ri që ka propozuar lëvizja Vetëvendosje për tu nominuar pë kryeministër i ri i Republikës së Kosovës, porse është në pritje të përgjigjes nga ai për letrën e fundit të dërguar.

Ndër të tjerë në letrën e kryeministrit në detyrë Kurti dërguar presidentit Thaçi thuhet: “Do të jem në pritje të sqarimit tuaj, me shpresën se do të përdorni standardin e njëjtë që po pritni nga unë. Pas përgjigjes suaj mbase mund ta kem më të qartë arsyen pas këtij insistimi për t’u marrë me çështje dytësore e tretësore, në një kohë kur të gjithë duhet të bashkohemi në luftën kundër armikut të përbashkët- COVID-19”.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shkup/ Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur

Shkup/ Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur