Albin Kurti më i votuari në
zgjedhjet e 11 qershorit

Albin Kurti më i votuari në<br />zgjedhjet e 11 qershorit
PRISHTINE-Albin Kurti, ish-lideri i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati i kësaj partie politike për postin e kryeministrit, ka dalë të jetë deputeti më i votuar në zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit.

Ai pasohet nga kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër, Avdullah Hoti.

Bazuar në rezultatet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, më poshtë, mund t’i lexoni emrat e dhjetë deputetëve më të votuar në zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit në Kosovë.

ALBIN KURTI - 143,642 vota (Vetëvendosje)

KADRI VESELI - 129,818 vota (Partia Demokratike e Kosovës)

AVDULLAH HOTI - 115,658 vota (Lidhja Demokratike e Kosovës)

RAMUSH HARADINAJ - 101,994 vota (Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës)

SHPEND AHMETI - 76,020 vota (Vetëvendosje)

VJOSA OSMANI SADRIU - 64,131 vota (Lidhja Demokratike e Kosovës)

DARDAN MOLLIQAJ - 49,033 vota (Vetëvendosje)

VISAR YMERI - 40,981vota (Vetëvendosje)

DARDAN SEJDIU - 39,221 vota (Vetëvendosje)

AIDA DËRGUTI - 32,463 vota (Vetëvendosje)

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Shpërthen viroza, dy gara olimpike në rrezik

Paris 2024/ Shpërthen viroza, dy gara olimpike në rrezik