Albin Kurti: Marrëveshja finale me Serbinë do të arrihet në dy vitet e ardhshme

Albin Kurti: Marrëveshja finale me Serbinë do të arrihet në dy vitet e ardhshme

Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tregon se është i bindur se një marrëveshje përfundimtare me Serbinë për një normalizim të plotë të marrëdhënieve mes dy vendeve do të arrihet në dy vitet e ardhshme.

 “Njohja reciproke nuk do të jetë e vetmja çështje, por ajo duhet të jetë pjesa qendrore”, tha Kurti gjatë një interviste për “APA News”.

Kurti e përshkroi planin franko-gjerman të paraqitur së fundmi për të dyja palët si "një bazë e mirë për diskutime" pa dhënë detaje, megjithëse sipas tij ka mangësi.

“Plani franko-gjerman është një bazë e mirë për diskutime. Është pozitive që është e bazuar në vlera dhe jo vetëm për zgjidhjen e problemeve si qasjet e mëparshme. Ka shumë mangësi, por është një pikënisje e mirë”, ka thënë Kurti.

Ai po ashtu tha se dëshiron të plotësojë shpejt vendet e lira në veri të Kosovës pasi serbët të jenë tërhequr nga institucionet kosovare dhe nuk dëshiron të presë që serbët të kthehen. 

“Nuk mund të lejojmë vakum”, u shpreh Kurti.

Ai kundërshton zbatimin e formimit të një bashkësie të komuniteteve serbe në veri të Kosovës, të rënë dakord në vitin 2013, siç kërkohet nga Serbia, por edhe nga SHBA-të dhe BE-ja.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Ekzekutuan ndërtuesin Eduart Reçi, Vëllezërve Duka i gjejnë në magazinën e lokalit armë zjarri të dëmtuara e 6 silenciatorë

Ekzekutuan ndërtuesin Eduart Reçi, Vëllezërve Duka i gjejnë në magazinën e lokalit armë zjarri të dëmtuara e 6 silenciatorë