Albin Kurti në selinë e PD-së, takohet me Lulzim Bashën

Albin Kurti në selinë e PD-së, takohet me Lulzim Bashën

Lulzim Basha dhe Albin Kurti

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka pritur në zyrën e tij kreun e Lëvizjes Vetë Vendosje dhe kryeministrinë  zgjedhur të Kosovës Albin Kurtin.  Në një reagim në mediat sociale, Basha tha se e garantoi Kurtin, se nesër si kryeministër i Shqipërisë do të bëj gjithçka për të rritur dhe forcuar bashkëpunimin me Kosovën.

Më tej kreu i PD-së shton se bashkëpunimi do të jetë në funksion të zhvillimit ekonomik, punësimit, njohjes së saj nga vende qe ende se kanë bërë si dhe antarësimit në institucionet ndërkombëtare.

'Prita sot me kënaqësi liderin e Lëvizjes Vetëvendosjes, kryeministrin në ardhje të Kosovës Albin Kurti. E urova për fitoren e zgjedhjeve parlamentare, dhe modelin që Kosova i dha Shqipërisë dhe gjithë rajonit për mënyrën e organizimit të zgjedhjeve edhe pse në kushte pandemie.

Biseduam për sfidat që ka përpara Shqipëria dhe Kosova. Nënvizova gjatë takimit me zotin Kurti nevojën jetike që ka Shqipëria për ndryshim në zgjedhjet e 25 Prill dhe e garantova se nesër si kryeministër i Shqipërisë do të bëj gjithçka për të rritur dhe forcuar bashkëpunimin me Kosovën në funksion të zhvillimit ekonomik, punësimit, njohjes së saj nga vende qe ende se kanë bërë si dhe antarësimit në institucionet ndërkombëtare.'- tha Basha.


Lajmi kryesor:

Kurti: Do jem kryeministri që do ketë raportet më të mira me Tiranën! Shqipëria të mos jetë për disa 'nënë e dashur' e për të tjerë 'njerkë e hidhur'


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë