TIRANË- Kreu i VV-së, Albin Kurti ka qenë i pranishëm ditën e sotme në prezantimin e kandidatit për deputet në 25 prill, Boiken Abazi. Ai është ndalur që të flasë edhe për marrëdhënien me qeverinë shqiptare, ku tha se do jetë kryeministri që ka pasur marrëdhëniet më të mira me Tiranën zyrtare.
"Unë do të kem marrëdhënie më të mira që ka pasur ndonjë kryeministër me Tiranën Zyrtare me Kosovën e pas luftës", tha Kurti.
Teksa foli me superlativa për Abazin, Kurti tha se VV në Shqipëri në këto zgjedhje synon që të marrë votën e "shqiptarëve të pakënaqur". Ai shtoi se edhe ai do të votojë në 25 prill.
"Mbushen 15 vjet që njihem me Bojken, është aktivist i pathyer është i pakorrutuar, shqiptarët kanë nevojë për ndryshime edhe në Kosovë edhe në Shqipërisë. E njoh më mirë se familja e tij, sfidat që kemi kaluar në Kosovë e kanë kalitur që ta përfaqësojë qytetari këtu në Kuvendin e Republikës si pak kush më parë në Shqipërinë, që ende nuk po e përmbyll tranzicionin. Shqiptarët e pakënaqur janë shpresa e shqipërisë dhe e jona, ne nuk i dallojmë ata", u shpreh ai.
Kurti i ndal edhe në mundësinë se me cilën palë politike mund të bëjë koalicion paszgjedhor. Kurti zgjodhi që të mos jepte një përgjigje konkrete.
"Nuk e këshilloj kandidatët e VV, se këta e dinë më mirë se unë, por ne dëshirojmë që shteti shqiptar të mos ketë korruspion, krim, të ketë drejtësi, punësim, gjithëpërfshirje sociale që të mos jetë për disa 'nënë e dashur', e për disa 'njerkë e hidhur', iu takon kandidatëve që t'i shpalosin listën e prioriteteve", tha ai.
Po ashtu kryeministri i zgjedhur i Kosovës ka zhvilluar edhe një takim me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha si dhe me presidentin e vendit Ilir Metën.
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka pritur në zyrën e tij kreun e Lëvizjes Vetë Vendosje dhe kryeministrinë zgjedhur të Kosovës Albin Kurtin. Në një reagim në mediat sociale, Basha tha se e garantoi Kurtin, se nesër si kryeministër i Shqipërisë do të bëj gjithçka për të rritur dhe forcuar bashkëpunimin me Kosovën.
Më tej kreu i PD-së shton se bashkëpunimi do të jetë në funksion të zhvillimit ekonomik, punësimit, njohjes së saj nga vende qe ende se kanë bërë si dhe antarësimit në institucionet ndërkombëtare.
'Prita sot me kënaqësi liderin e Lëvizjes Vetëvendosjes, kryeministrin në ardhje të Kosovës Albin Kurti. E urova për fitoren e zgjedhjeve parlamentare, dhe modelin që Kosova i dha Shqipërisë dhe gjithë rajonit për mënyrën e organizimit të zgjedhjeve edhe pse në kushte pandemie.
Biseduam për sfidat që ka përpara Shqipëria dhe Kosova. Nënvizova gjatë takimit me zotin Kurti nevojën jetike që ka Shqipëria për ndryshim në zgjedhjet e 25 Prill dhe e garantova se nesër si kryeministër i Shqipërisë do të bëj gjithçka për të rritur dhe forcuar bashkëpunimin me Kosovën në funksion të zhvillimit ekonomik, punësimit, njohjes së saj nga vende qe ende se kanë bërë si dhe antarësimit në institucionet ndërkombëtare.'- tha Basha.
Presidenti Ilir Meta ka pritur në një takim liderin e Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrin e Zgjedhur të Kosovës, Albin Kurtin.
Presidenti Meta, teksa ka ndarë disa foto me Albin Kurtin shkruan se e uroi për fitoren e zgjedhjeve dhe mbi të gjitha për procesin e shkëlqyer zgjedhor, që realizoi Kosova.
Meta shkruan se ata ndanë shumë ide të vyera për forcimin e gjithanshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve dhe përshpejtimin e proceseve integruese, për të garantuar një të ardhme më të mirë dhe të sigurt europiane, që meritojnë qytetarët tanë.
‘Sot kisha kënaqësinë të prisja në një takim vëllazëror, liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, fitues të zgjedhjeve të fundit në Kosovë. E urova për fitoren, por mbi të gjitha për procesin e shkëlqyer zgjedhor, që realizoi Kosova.
Ndamë shumë ide të vyera për forcimin e gjithanshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve tona dhe përshpejtimin e proceseve integruese, për të garantuar një të ardhme më të mirë dhe të sigurt europiane, që meritojnë qytetarët tanë.’- tha Meta.
...komentet! Zt. Kurti, demet me te medha qe nga ndarja, 1913, Kosova i ka nga Albanistani! Ameriken ne 4 vitet Tpapiste e kundershtoj e gjith bota e arsyeshme!
PërgjigjuO albin kurti ti je si kaush thanash o kok me cepa. Ti je një Idjot i ler Amerika të çliroi ty nga serbi e ti kundërshtove Amerikën o spiun i sërbit. E të presi Kosova nga ty o albin bajga.
PërgjigjuO Kurt mos harro te takosh dhe fallxhoren e leshelise
PërgjigjuE moret vesh qellimin e ardhjes se ketij patrioti qe i digjet zemra per Kosove e Shqiperi
Përgjigju... Kurti dhe Basha ne foto si Xha Sulo dhe Xha Beqo te filmi Kapedani...
PërgjigjuNje suxhuk Kosove takohet me Meten nje hajdut.
Përgjigjupo ti o mavri behu njehere nene e madhe per gjithe Kosovaret se ngele njerke dhe agreseive bile (gaz lotsjelles ne kuvendin e kosoves), pastaj hajde ketu edhe bej si i rendesishem. Se cuditerisht Europa dhe Amerika (sidomos Amerika qe te mundesoi shtet formimin) as te perfillin o lummadh!!!!!!
Përgjigju