Albin Kurti në Tiranë: S'ka paqe 
pa shqiptarët dhe luftë pa serbët

Albin Kurti në Tiranë: S'ka paqe <br />pa shqiptarët dhe luftë pa serbët
Ish-lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti u shpreh gjatë takimit me mbështetësit e Vetëvendosjes në Tiranë se protestat e opozitës në Kosovë, janë një goditje e fuqishme ndaj Serbisë dhe jo qeverisë së Kosovës."Nuk është çështja se çfarë i kemi dhënë qeverisë së Kosovës, por i kemi dhënë goditje të fuqishme Serbisë. Këtu konsiston opozita e bashkuar e Kosovës," tha Kurti ndërsa nënvizoi se nuk ka paqe pa shqiptarët dhe luftë pa serbët.

"Në Ballkan nuk ka luftë pa Serbi dhe nuk ka paqe pa shqiptarë. Kudo ku ka luftë në Ballkan, gjithmonë e gjeni Serbinë aty. Natyrisht kundër shqiptarëve, por edhe në asnjë marrëveshje që është bërë, po nuk i gjetët shqiptarët nuk ka paqe," tha ish lideri i Vetëvendosjes.

Gjatë fjalës së tij, Kurti shtoi se ajo që po ndodh në Kosovë, është e njëjta politikë e Serbisë e ndjekur edhe ndaj Bosnjës.

"Serbia nuk imagjinon barazinë me shqiptarët. Nga pabarazia vjen shtypja politike. Nuk po ndodh asgjë e re se në fakt politikën e saj karshi Bosnjës po e bën edhe në Kosovë.  Millosheviçi e pranoi Bosnjën jashtë Serbisë, kur lideri i atëhershëm e pranoi Serbinë brenda. Kjo po riprodhohet në Kosovë," u shpreh ai.

Sipas tij, korrupsioni i politikanëve vendas është faktori kryesor se përse qeveritë e pasluftës në Kosovë, janë treguar zemërgjera me Serbinë. Më tej Kurti tha se Bashkimi Europian po kërkon distancimin e Serbisë nga Rusia dhe kjo sipas tij është më e rëndësishme sesa Kosova sovrane.

"BE e ka më të rëndësishme që Serbia të distancohet nga mëmësia sesa Kosova të bëhet sovrane. Është më e rëndësishme që Serbia ta zbusë lidhjen  me Rusinë. Ne pajtohemi në këtë pikë me Bashkimin Europian. Sa më e dobët Rusia në Ballkan aq më mirë edhe për shqiptarët," tha ish lideri i Vetëvendosjes.

Por sipas tij dobësimin e Rusisë në Ballkan nuk duhet ta paguajnë shqiptarët.

"Ne jemi për stabilitetin e Kosovës, por më shumë se sa stabilitet ne kemi qejf zhvillim e demokraci. Vetëm duke pasur këto qëllime mund të  kemi paqe e siguri. Shqipëria, Kosova duhet  ta ndjekin me shumë kujdes çka po ndodh në Ballkanin Përëndimor të paintegruar në BE. Në këto vite ne duhet të forcohemi ekonomikisht, e ushtarakisht në mënyrë që me dobësinë tonë të mos bëhemi magnet për ambiciet e kundërshtarëve tonë. Ne duhet ta kuptojmë se kombi shqiptar nuk duhet të nënçmojë armiqtë," tha ai.

Në fund të fjalës së tij, Kurti tha se  "Ne nuk jemi kundër serbëve, Serbia është kundër nesh".

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin