Kryeministri i ri i ardhshëm i Kosovës, Albin Kurti, ka dënuar vendimin e BE për të ndalur zgjerimin e mëtejshëm të Unionit Europian duke mos pranuar dy shtete të Ballkanit Perëndimor, duke thënë se perëndimi ka harruar mësimet e dy luftërave botërore dhe në vend të kësaj janë tërhequr para fytyrës së fashizmit dhe populizmit.
Për ‘The Guardian’, Kurti tha se qëndrimi i BE mund të dëmtojë shanset e Kosovës për të arritur një marrëveshje me Serbinë.
“BE u formua si një përgjigje ndaj fashizmit, por tani po frikësohet përballë populistëve dhe fashizmit”, tha lideri i Vetëvendosjes dhe ndërsa duke kritikuar presidentin francez Macron tha gjithashtu se ai nuk mund të thotë se BE ka nevojë për reformë të brendshme dhe më pas zgjerim të jashtëm. Europa, tha Kurti, është një projekt kaq i rëndësishëm historik sa askush nuk mund të jetë autori i saj, duke e drejtuar apo udhëhequr atë.
Albin Kurti tha gjithashtu se BE është e rëndësishme për Ballkanin, por Ballkani është shumë i rëndësishëm për BE. Berlini dhe Parisi duhet ta dinë mirë këtë, dhe është vërtet e trishtueshme, për të gjithë ne, që e harrojnë këtë fakt.
“Në dy dekada, - tha Kurti, historianët do të shkruajnë se nuk kishte dy luftëra botërore, por vetëm një luftë botërore me dy episode, dhe e gjitha filloi në Sarajevë”.
Kryeministri i projektuar i Kosovës tha gjithashtu se do të ketë dhe duhet të ketë dialog me Serbinë, sepse ka shumë çështje të hapura.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
13.9%
-
Të gabuar
83.1%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 2852
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kurti: Sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit e urdhëroi Radoiçiçi, Serbia e financoi! Para dhe pas vitit të ri mund të ketë sulme terroriste në Kosovë
24 Dhjetor, 17:45
-
Lista serbe jashtë zgjedhjeve, ndërkombëtarët: Veprim politik! Vuçiç: Kurti po eleminon të vetmin kundërshtar
24 Dhjetor, 12:16
-
Augustin Palokaj: Masa të padrejta, të paqarta, të pakufizuara dhe jotransparente
23 Dhjetor, 20:10
-
Kosovë/ 100 eurot për fëmijë dhe pensionistë, fushatë zgjedhore apo ndihmesë?
23 Dhjetor, 18:47
-
Deputeti i PDK-së flet për Report Tv: Fjalimi i Ramës në parlamentin e Kosovës gjithpërfshirës, dha mesazhe se jemi një! Negativiteti i Vetëvendosjes, i pashpjegueshëm
23 Dhjetor, 12:21
-
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me liderin e ri të Sirisë
23 Dhjetor, 11:52
-
Greqia dhe Italia, ku ka më shumë shqiptarë, kanë emigrantët më të mbikualifikuar në Europë
23 Dhjetor, 09:34
-
Mandarinat me pesticide, Ministria e Bujqësisë: Kemi bërë kallëzim penal për grumbulluesit! Gjobë e bllokim aktiviteti për shkelësit
23 Dhjetor, 08:46
-
Qeveria e Kosovës, bonus 100 euro për pensionistët dhe për fëmijët deri në moshën 16 vjeç
22 Dhjetor, 12:30
-
Starlink në Kosovë, Kurti: Hap i rëndësishëm në avancimin e infrastrukturës dixhitale
22 Dhjetor, 10:49
-
Mali i Zi, opozita bojkoton Parlamentin për shkak të Gjykatës Kushtetuese
21 Dhjetor, 22:33
-
Ilir Yzeiri: Teksti i Edi Ramës dhe fshati i madh shqiptar
21 Dhjetor, 19:45