Ditën e djeshme (19 dhjetor), kreu i Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë prezantoi anëtarin e ri të kësaj partie politike, Mustafë Bajramin.

Kurti shkruan përmes një postimi në Facebook se Bajrami ka kryer studimet për Akaid-Filozofi në Universitetin “El-Az’har” në Kajro të Egjiptit, ndërsa në Master dhe Doktoratë ka punuar në Logjikë dhe Filozofi Analitike në Universitetin “Dokuz Eylul” në Izmir të Turqisë. Është njohës i pesë gjuhëve të huaja.

Pas anëtarësimit të tij, ka reaguar dhe gazetari Mero Baze i cili e konsideron atë si radikal islamik. Baze shkruan se u plotësua ëndrra e Albini për tu reformuar si idhtar i Enver Hoxhës.

“Pas antarësimit të këtij radikalit islamik në 'Vetvendosje' realizohet ëndrra e Albinit për tu reformuar si idhtar i Enver Hoxhës, duke u bërë “edhe Enver, edhe Hoxhë”, shkruan Baze.