Ish-kryeministri i Kosovës dhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, ka reaguar në lidhje me zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë.
Kurti në postimin e tij ka shkruar se pas shtatë muajsh është vërtetuar se zgjedhja e qeverisë Hoti ka qenë e paligjshme dhe jokushtetuese.
“Kemi humbur shumë vite, jo vetëm muaj. Këto zgjedhje nuk janë të parakohshme por të vonuara. Mirëpo, këto zgjedhje janë referendum. Me 14 shkurt politika e keqe ndodhet para gjyqit popullor”, shkruan ai.
Ai garanton se qeveria e re e tij do të jetë shërbim i mirë sepse qytetari është mbreti i republikës.
“Me 14 shkurt, festën e zemrës e bëjmë edhe kremte të demokracisë”, shtoi Kurti në fund.
Në lidhje me “zërat” të cila e duan Albin Kurtin, jashtë listës së kandidatëve për kryeministër ai ende nuk ka reaguar!
Me njoftimin e Gjykatës Kushtetuese më 21 dhjetor, një interpretim sugjeronte se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe të tjerët që në tri vitet e fundit janë dënuar për çfarëdo vepre penale, nuk do të mund të kandidojë në zgjedhjet e parakohshme të cilat priten të mbahen në vend. Megjithatë ka ende shumë ngatërresa sa i përket mundësisë nëse Kurti, do të mund të rikandidojë.
Komente


Vetum ti je per shqiptaret.
PërgjigjuAsht vec nje karabush