Albin Kurti si Vuçiç, kërkon hapjen e arkivave të UÇK! Marksi, frymëzim për zgjedhjet

Albin Kurti si Vuçiç, kërkon hapjen e arkivave të UÇK! Marksi, frymëzim për zgjedhjet

Albin Kurti

Thëniet e Kryeministrit – 10-13 Shtator 2021!

  1. Kryeministri: ‘Unë MENDOJ se NATO nuk do të largohet nga Kosova’!

(Koment: Siguria e Kosovës varet nga mendimet, vrojtimet, perceptimet, parandjenjat dhe ndjenjat e Kryeministrit.

…I Think You Should Leave).

  1. Kryeministri: ‘Serbia më nuk mund të bëj luftë në Kosovë e Bosnje, siç ka bërë në SHEKULLIN e kaluar’!

(Koment: Kryeministri thotë se ‘atë luftë e ka bërë Serbia motiiiii – në shekullin e kaluar, kështu thotë: për t’u dukur krimet serbe “shumë larg’.

Nuk thotë Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë para 21 viteve, sepse i duket ‘shumë afër’!

Pra, e vjetron armiqësinë me Serbinë, për t’ia humbur kuptimin dhe peshën armiqësisë!

HILE më të madhe dhe më të poshtër se kjo, nuk ka!

  1. Kryeministri: ‘Zgjedhjet lokale nuk janë njësoj si zgjedhjet qëndrore’!

(Koment: Ky zbulim i Kryeministrit është i saktë).

  1. Kryeministri: ‘Arkivat e UÇK-së duhet të hapen, sepse s’kemi çfarë të fshehim’!

(Koment: UÇK u demilitarizua në vitin 1999.

UÇK nuk u administrua nga UNMIK-u (qysh thotë Kryeministri), sepse UÇK nuk ekzistonte.

Veteranët e UÇK-së thonë s’kemi arkiva-Kryeministri i thotë Serbisë ‘kanë arkiva’!

Kjo është hile edhe më e madhe se hilja e lartcekur.

  1. Goran Bregoviq nuk bën të shkojënë Korçë për të kënduar ‘Çdo gjë mund të jetë Rock ‘n’ Roll’,

kurse Liburn Aliu, pasi e mbylli kufirin me Shqipërinë, shkoi tinëz në Beograd për ta nënshkruar marrëveshjen: ‘Ruski voz’!

Shpeshherë Treni i gabuar e ka çuar Paulo Coelhon në vendin e duhur!

Koment: ‘As krejt postierët e Rusisë (me fotografinë e Leninit në pullë postare) nuk mund të ta dërgojnë në zarf mendimin e keq që e kam për Ty’!

  1. ‘Kryeministri: ‘Jemi për shtyrjen e zgjedhjeve, por s’e imponojmë qëndrimin tonë’.

(Koment: Do të thotë, nëse duan Vetëvendosja e imponojnë qëndrimin e tyre, por fati ynë që kësaj radhe po lëshojnë pé’!

  1. Kryeministri: ‘Profesionistë të të gjitha fushave, aplikoni’.

(Koment: Thirrja tejet kreative e Kryeministrit Kurti është e frymëzuar nga Manifesti i Marksit: ‘Punëtorë të të gjitha vendeve, bashkohuni).

P.S. Kur u pyet pse i ka ftuar në takim partitë e pacertifikuara, Presidentja Osmani tha:

‘Tek e fundit, si e para vendit, unë vendosi kë ta ftoj në takim’!

(Koment: Pra dëshirat e Presidentes janë Urdhëra për Ne).

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër