Albin Kurti tërhiqet nga drejtimi
i Vetëvendosjes, e pason Ymeri

Albin Kurti tërhiqet nga drejtimi<br />i Vetëvendosjes, e pason Ymeri
PRISHTINE - Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka vendosur të mos rikandidojë më në postin e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje duke preferuar të mbetet një aktivist i thjeshtë në po këtë subjekt. Mediat kosovare njoftojnë se emri më i lakuar për ta pasuar atë është Visar Ymeri, shef i grupit parlamentar.

Ky lajm nuk është konfirmuar nga kryesia e Vetëvendosjes, por sipas mediave kosovare, një gjë e tillë do të ndodhë gjatë ditës së sotme. Albin Kurti ka sërish mundësi për të qenë lider i Vetëvendosjes, pasi statusi i Lëvizjes parashikon që i njejti person mund të zgjidhet vetëm dy herë lider i partisë.

Gjithmonë në rast se ai vendos të rikthehet. Lëvizja Vetëvendosje me liderin e saj Albin Kurti njihen për qëndrimet kritike ndaj zhvillimeve në Kosovë e veçanërisht për dialogun Kosovë-Serbi.

Gjatë vitit të kaluar, Hashim Thaçi, asokohe kryeministër, i propozoi Kurtit drejtimin e qeverisë në rast se bënte koalicion me PDK-në. Por, kjo nuk u pranua kurrësesi nga lideri i Vetëvendosjes. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf