KOSOVE - Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa zhvilluan sot një takim në kuadër të formimit të koalicionit qeverisës. Dy udhëheqësit thanë pas takimit se pas certifikimit të rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve do të takohen për formimin e qeverisë së re.
"Jemi marrë vesh që do të merremi vesh menjëherë pas certifikimit të rezultateve. Një orë pas certifikimit të rezultateve ne do të takohemi për ta kryer brenda 72 orëve ose 100 orëve të ardhshme marrëveshjen tonë për qeverinë e ardhshme", tha Albin Kurti.
Ndërsa kreu i LDK Isa Mustafa mbajti të njëjtin qëndrim, ndërsa shtoi se ende nuk kanë biseduar për postin e presidentit.
U morëm vesh që pas certifikimit të rezultatit të merremi vesh për krijimin e qeverisë së re,.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ndërkohë thotë se procesi i numërimit të votave mund të përmbyllet këtë të dielë.
Nuk kuptoj cfare "dakordimi" mund te kete mes te djathtes dhe te majtes.Nuk kuptohet kthimi I amiqesise ekstreme te deridjeshme,perec ncitjes nga etja e madhe per pushtet' qe sot, te shenderohet ne "miqesi' te perzemerte.
Përgjigju