Albin Kurti takoi Shefin e Zyrës së BE-së dhe ambasadorët e Quint-it, dialogu me Serbinë objekt i bisedimeve

Albin Kurti takoi Shefin e Zyrës së BE-së dhe ambasadorët e Quint-it, dialogu me Serbinë objekt i bisedimeve

Kurti takon Shefin e Zyrës së BE-së dhe ambasadorët e Quint-it

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti takoi Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë dhe ambasadorët e vendeve të Quint-it, të martën. Ndër temat që diskutua në këtë takim ishte Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku theksua angazhimi i Kosovës për dialog parimor etë balancuar, për marrëveshje ligjërisht të obligueshme për normalizim të plotë të marrëdhënieve, me njohjen reciproke në qendër.

Në njoftimin e Kryeministrisë thuhet se është folur edhe për zhvillimet politike në vend, si dhe gjendjen e sigurisë në vend e rajon.

“Vazhdimi i bashkëpunimit të ngushtë dhe bashkërendimit të veprimeve ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe përfaqësuesve të Bashkimit Evropian dhe shteteve të QUINT-it, ishte në qendër të takimit ndërmjet Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Përfaqësuesit të Posaçëm të Bashkimit Evropian në Kosovë dhe ambasadorëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Italisë. Në takimin e përbashkët me Zëvendëskryeministrin e Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, u diskutua për marrëveshjen mbi zbatimin e udhërrëfyesit të energjisë, që mundëson pagesën e energjisë nga konsumatorët në komunat në veri të Kosovës, si dhe për zbatimin e marrëveshjes me ENTSO-E dhe rëndësinë që ka kjo për sovranitetin e vendit. Gjithashtu u fol edhe për zhvillimet politike në vend, si dhe gjendjen e sigurisë në vend e rajon. Duke biseduar lidhur me dialogun ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, u ritheksua angazhimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për dialog parimor dhe të balancuar, për marrëveshje ligjërisht të obligueshme për normalizim të plotë të marrëdhënieve,  me njohjen reciproke në qendër”, thuhet në komunikatën për media nga Zyra e Kryeministrit.

Vendet e Quint-it janë 5 nga vendet më të fuqishme në botë, përkatësisht Shtetet e Bashkuara Franca, Gjermania, Italia dhe Mbretëria e Bashkuar. 

D.GJ/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin