Albin Kurti ‘thumbon’ Ramën: Falenderova Begajn për guximin për të dënuar sulmin e Serbisë

Albin Kurti ‘thumbon’ Ramën: Falenderova Begajn për guximin për të dënuar sulmin e Serbisë

Albin Kurti dhe Bajram Begaj

Në kuadër të punimeve të Forumit të Prespës, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti janë takuar në Maqedoninë e Veriut.

Me një postim në Twitter, Kurti lë të kuptohet se tema më e nxehtë e diskutimit mes tyre ka qenë çështja e arrestimit të tre zyrtarëve policorë nga ana e Serbisë dhe tensionet që mbeten konsistente në katër komunat në Veri të Kosovës.

“E falënderova Presidentin Bajram Begaj sot për guximin për të dënuar sulmin e Serbisë dhe për të kërkuar lirimin e menjëhershëm të oficerëve tanë dhe për angazhimin e tij të palëkundur ndaj marrëdhënieve speciale të shteteve tona.

E vetmja rrugë përpara për Kosovën, Shqipërinë dhe gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor kalon përmes sundimit të ligjit”, shkruan Albin Kurti në Twitter.

Kujtojmë se mes Kurti dhe Ramës thuhet se ka një marrëdhënie të ‘acartë’, pasi Rama propozoi një draftpropozim për asociacionin e komunave serbe në veri. Pas refuzimit të Kuritit për takime në këtë moment krize, kreu i qeverisë anuloi mbledhjen e dy qeverive. Megjithatë, Rama nuk e pranoi se sulmon Kurtin, pasi sipas tij, e sulmon e gjithë bota demokratike.


Lajmi kryesor:

Serbia lë në burg 3 policët, i akuzon për trafik armësh, SHBA, Britania e Gjermania: Të lirohen! KFOR: Mister vendi i 'arrestimit'! Në pranga një nga sulmuesit e gazetarëve


G.MO/SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar