KOSOVË- Policia e Kosovës ka arrestuar një prej agresorëve serb, Nemanja Vllaskovic. Lajmin e bëri me dije ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla i cili informoi se i arrestuari sulmoi gazetarët teksa raportonin situatën e tensionuar në veri të Kosovës më 29 maj, ditën kur kulmuan tensionet. Ai shkroi se të gjithë sulmuesit dhe kriminelët do të vihen para drejtësisë. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar për sulmin e gazetarëve këtë të premte në veri. Ai bëri përgjegjës grupet ekstremiste serbe dhe u uroi shërim të shpejtë.
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR ka reaguar sërish ku tha se nuk është e qartë se ku kanë qenë tre policët e Kosovës, në kohën e arrestimit nga forcat serbe.
Tre efektivët e policisë së Kosovës të cilët u rrëmbyen nga forca serbe dy ditë më parë (14 qershor), janë lënë në burg nga Gjykata e Lartë në Kralevë. Sipas autoriteteve serbe, ata dyshohet se kanë kryer veprën penale: prodhim, posedim, mbajtje dhe trafikim i paligjshëm i armëve dhe lëndëve plasëse, e cila bart dënimin deri në 12 vjet burg.
Tre efektivëve Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Mustafa Shemi iu shqiptua masa e paraburgimit nga gjyqtari i procedurës paraprake në Kralevë, por nuk është ende e qartë se sa të jetë kohëzgjatja e qëndrimit të tyre në burg. Qeveria e Kosovës pretendon se policët janë "rrëmbyer", pasi, sipas saj, ata janë arrestuar në territorin e Kosovës. Por Serbia e mohon këtë, duke thënë se ata janë arrestuar në territorin e saj.
Ndërkohë pas SHBA-së edhe Britania e Madhe ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të tre policëve të Kosovës. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se më herët se, mesa duket, prokurori në Serbi i ka hedhur poshtë akuzat për terrorizëm kundër tre policëve të arrestuar, ndërsa i ka mbajtur në fuqi vetëm akuzat për posedim të paligjshëm të armëve. Kurti i bëri komentet gjatë një adresimi në Forumin e Prespës në Strugë.
Sot ndërkohë ka pasur sërish tënsione në veri të Kosovës e konflikte. Në Leposaviç është sulmuar fizikisht kameramani i RTK-së, Bardh Bekteshi, të cilit i është thyer edhe kamera. Në pamjet shihet sulmi i ekipeve të medieve dhe kameramani Bekteshi duke u rrëzuar.
Ndërkohë 4 shpërthime kanë ndodhur gjatë natës në afërsi të stacioneve policore në Zveçan dhe në Mitrovicën e Veriut. Policia thotë se dyshohet se ato u hodhën nga një automjet i cili ishte në lëvizje i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.
Ndërkohë në pikën kufitare në Jarinjë janë krijuar radhë me kamionët që kanë ndaluar dhe presin, pas bllokadës që i ka vendosur qeveria e Kosovës mallrave serbe.
Si u përshkallëzua situata në veri të Kosovës
Këto zhvillime po ndodhin në kohë kur tensionet në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe janë rritur. Tre efektivë të Kosovës u rrëmbyen nga forcat serbe në veri. Kosova ka bërë thirrje për t’i liruar menjëherë, por sipas Serbisë ata janë arrestuar pasi janë gjetur duke patrulluar 1.8 km larg kufirit me veriun. Ndërkohë Departamenti Amerikan i Shtetit kërkoi një ditë më parë lirimin pa kushte të tre pjesëtarëve të policisë kufitare të Kosovës të rrëmbyer dje nga forcat serbe.
Tensionet nisën më 26 maj, kur kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri, nën asistimin e Policisë së Kosovës, hynë në ndërtesat komunale, mes kundërshtimeve të serbëve lokalë. Tensionet kulmuan më 29 maj, kur në Zveçan, protestuesit serbë u përleshën me pjesëtarët e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR. Nga përleshjet u lënduan dhjetëra persona nga të dyja palët. Më 13 qershor, policia e Kosovës, kreu një aksion në Mitrovicë të Veriut, ku arrestoi Millun Millenkoviç, si i dyshuar dyshohet se ka qenë një prej organizatorëve të ngjarjeve në Zveçan më 29 maj.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, tha të premten se ende nuk ka vendosur nëse do të shkojë në Bruksel për një takim të nivelit të lartë politik me Serbinë me ftesë të shefit të Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, i cili paralajmëroi një takim për menaxhimin e krizës.
Gjatë një debati në kuadër të Forumit të Prespës për Dialog, që po mbahet në Strugë, zoti Kurti nuk dha shenja se do të pranojë kërkesat e diplomacisë perëndimore për tërheqjen e njësive të posaçme të policisë nga komunat veriore të Kosovës dhe të kryetarëve të zgjedhur në votimet e bojkotuara nga partitë serbe atje.
Kryeministri Kurti mbajti një qëndrim sfidues ndaj ftesës së zotit Borrell.
“Nuk kam vendosur ende, por do ta njoftoj me kohë zotin Borrell, sepse nuk na ka ftuar për sonte por javën e ardhshme”, theksoi ai, duke e cilësuar të çuditshme ftesën për takim, pak pasi zoti Borrell e kishte refuzuar një plan të zoti Kurti për uljen e tensioneve në veri.
“Kur kërkova unë që të takohemi në Bruksel ai më tha se së pari na duhet shtensionimi. Menjëherë pas rrëmbimit të tre policëve, zoti Borrell, kërkoi takim të nivelit të lartë. Kur tensionet janë rritur lartë”, tha kryeministri Kurti.
Pas një komunikate të KFOR-it lidhur me rrwmbimin e 3 policëve kosovarë nga forca serbe, ka reaguar këshilltari i kryeministrit, Jeton Zulfaj.
Sqarimeve të KFOR-it se nuk ka informacione të sakta se ku ndodheshin 3 policët në momentin e kidnapimit, Zulfaj i është përgjigjur me një thumb, drejtuar komandantit të KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia.
“Pas të gjitha dëshmive që i ofruam ne, duket se është e paqartë se ku ndodhet Komandanti Ristuccia, jo se ku ishin policët e Kosovës”, ka shkruar Zulfaj.
Në kuadër të punimeve të Forumit të Prespës, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti janë takuar në Maqedoninë e Veriut.
Me një postim në Twitter, Kurti lë të kuptohet se tema më e nxehtë e diskutimit mes tyre ka qenë çështja e arrestimit të tre zyrtarëve policorë nga ana e Serbisë dhe tensionet që mbeten konsistente në katër komunat në Veri të Kosovës.
“E falënderova Presidentin Bajram Begaj sot për guximin për të dënuar sulmin e Serbisë dhe për të kërkuar lirimin e menjëhershëm të oficerëve tanë dhe për angazhimin e tij të palëkundur ndaj marrëdhënieve speciale të shteteve tona.
E vetmja rrugë përpara për Kosovën, Shqipërinë dhe gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor kalon përmes sundimit të ligjit”, shkruan Albin Kurti në Twitter.
Kujtojmë se mes Kurti dhe Ramës thuhet se ka një marrëdhënie të ‘acartë’, pasi Rama propozoi një draftpropozim për asociacionin e komunave serbe në veri. Pas refuzimit të Kuritit për takime në këtë moment krize, kreu i qeverisë anuloi mbledhjen e dy qeverive. Megjithatë, Rama nuk e pranoi se sulmon Kurtin, pasi sipas tij, e sulmon e gjithë bota demokratike.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pasi që disa gazetarë janë sulmuar në veri të vendit nga disa persona me maska.
Osmani përmes një shkrimi në Twitter, ka thënë se ata që i kryejnë këto sulme duhet të përballen me drejtësinë.
“Gazetarët në veri të vendit të Kosovës u sulmuan sërish brutalisht nga bandat kriminale. Ata që kryejnë këto sulme duhet të përballen me drejtësinë. Përpjekjet e tyre për të destabilizuar Kosovën do të dështojnë. Këto akte të tmerrshme të dhunës së vazhdueshme duhet të dënohen nga të gjithë. Sundimi i ligjit do të mbizotërojë.” – ka shkruar Osmani.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar për sulmin e gazetarëve në veri të Kosovës. Ai bëri përgjegjës grupet ekstremistësh.
“Grupe ekstremistësh të kontrolluara nga Beogradi nuk e durojnë dot as policinë e as gazetarët. Policia e Kosovës i shërben drejtësisë dhe ligjit, gazetaria e Kosovës i shërben demokracisë dhe transparencës.
Sot në Komunën e Leposaviqit nga bandat kriminale janë sulmuar gazetarët që ishin të pranishëm gjatë përpjekjeve të disa individëve për të shkaktuar trazira e dhunë.
Kameramani Bardh Bekteshi dhe gazetarja Dorentina Thaqi, kanë pësuar lëndime në kokë dhe trup. Kameramanët tjerë, Albin Rrahmani dhe Ardijan Shala kanë pësuar lëndime në trup. Në këmbë janë lënduar gazetaret, Laura Kerolli e Qendresa Sinani, kurse në krah ka marrë lëndime gazetari Pleurat Salihu.
Urojmë shërim të shpejtë për kameramanët dhe gazetarët. Ftojmë institucionet dhe diplomatët ndërkombëtarë të mbajnë qëndrim, dhe të mbështesin institucionet e Kosovës që të sjellin para drejtësisë të gjithë sulmuesit e Policisë së Kosovës, KFOR-it e sidomos gazetarëve.”- shkruan Kurti.
Ministrja gjermane e punëve të jashtme, Analenna Baerbock, u ka bërë thirrje qeverive të Kosovës dhe Serbisë që të çshkallëzojnë situatën e krijuar kohët e fundit në zonën kufitare mes dy vendeve.
„Ne kërkojmë të dyja palët që të bëjnë menjëherë ç‘është e mundur për të çshkallëzuar situatën“, tha Baerbock në kuadër të një takimi me homologun e saj nga Bosnja-Hercegovina, Dino Konakovic, të premten, në Berlin. “Një nga hapat e para është lirimi i menjëhershëm i policëve nga Kosova”.
Baerbock tha më tej se qeveritë këtë duhet ta bëjnë për qytetaret e tyre: „Nuk është një detyrim ndaj Brukselit apo Berlinit, por ndaj njerëzve në të dy vendet.
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, tha se nuk është e qartë se ku kanë qenë tre policët e Kosovës, në kohën e arrestimit nga forcat serbe.
"Pas arrestimit të tre zyrtarëve të Policisë së Kosovës, më 14 qershor, misioni i KFOR-it, i udhëhequr nga NATO-ja, ka rishikuar vendndodhjen e ngjarjes dhe ka folur me përfaqësues të institucioneve në Kosovë dhe me autoritetet serbe. Bazuar në të dhënat e disponueshme, mbetet e paqartë se ku kanë qenë zyrtarët e Policisë së Kosovës në momentin e arrestimit", thuhet në komunikatën e KFOR-it, dërguar mediave.
Autoritetet e Kosovës pretendojnë se policët janë arrestuar brenda territorit të vendit, ndërsa ato në Serbi thonë se ata kanë qenë "thellë" në territorin e tyre, kur janë arrestuar.
KFOR-i u bëri thirrje të dyja palëve që t’i respektojnë marrëveshjet dhe procedurat e bashkëpunimit me këtë mision, si dhe të përmbahen nga "retorika provokuese".
"Ua rikujtojmë të dyja palëve përgjegjësitë sipas Marrëveshjes Ushtarako-Teknike ndërmjet Serbisë dhe KFOR-it, si dhe procedurat për koordinim ndërmjet Policisë së Kosovës - përfshirë policinë kufitare - dhe KFOR-it".
"Po ashtu, ua rikujtojmë të gjitha palëve se vendosja e Forcave të Sigurisë së Kosovës në veri të Kosovës kërkon pëlqimin paraprak të komandantit të KFOR-it", thuhet në komunikatën e misionit paqeruajtës.
KFOR-i kërkoi, po ashtu, nga Kosova dhe Serbia që "të shmangin çdo veprim të njëanshëm, që mund t'i përshkallëzojë tensionet në zonë".
"KFOR-i i mirëpret të gjitha përpjekjet e komunitetit diplomatik për zgjidhjen e kësaj çështjeje dhe mbështet dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës", thekson misioni i NATO-s, i cili është përgjegjës për sigurinë e kufijve të territorit të Kosovës.
Prokuroria e Lartë Publike në Kralevë - qytet në jug të Serbisë - dha të premten urdhër për kryerjen e hetimeve ndaj tre policëve të arrestuar të Kosovës dhe u shqiptoi atyre masë paraburgimi prej 30 ditësh.
Sipas autoriteteve serbe, ata dyshohet se kanë kryer veprën penale: prodhim, posedim, mbajtje dhe trafikim i paligjshëm i armëve dhe lëndëve plasëse, e cila bart dënimin deri në 12 vjet burg.
Autoritetet në Kosovë shprehën shqetësim për, siç thanë, "kushtet çnjerëzore" në të cilat mbahen policët.
Zëvendësministri i Jashtëm, Kreshnik Ahmeti, tha për Radion Evropa e Lirë se në, bazë të informatave që ka, policët "po mbahen pa ushqim dhe pa trajtim adekuat mjekësor".
REL-i kontaktoi dy avokatë që përfaqësojnë policët kosovarë, por ata nuk pranuan të flasin.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e cilësoi si "rrëmbim" arrestimin e tre policëve.
Sipas Policisë së Kosovës, ata u arrestuan në lokacionin Tresave/Bare, që gjendet në komunën e Leposaviqit, brenda territorit të Kosovës. Ndërsa në Beograd thanë se policët u arrestuan "në thellësi të territorit të Serbisë qendrore, në fshatin Gnjillica, në afërsi të Rashkës".
Incidenti ndodhi në kohën e tensioneve të larta në veri të Kosovës - zonë e banuar me shumicë serbe - si pasojë e hyrjes së kryetarëve shqiptarë në objektet e komunave atje, të cilat shfrytëzohen edhe nga strukturat paralele serbe.
Ata hynë me ndihmën e Policisë së Kosovës - gjë që shkaktoi protesta të komunitetit serb, të cilat vazhdojnë për më shumë se dy javë.
Tensionet kulmuan më 29 maj, kur protestuesit serbë u përleshën me ushtarë të KFOR-it. Dhjetëra të plagosur u raportuan në të dyja anët.
Bashkësia ndërkombëtare bëri përgjegjëse Kosovën për situatën në veri dhe kërkoi prej saj që ta shtensionojë atë./REL
Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Xhelal Sveçla ka bërë me dije se është arrestuar autori i sulmit të gazetarëve në veri të Kosovës më 29 maj. Në pranga ka rënë Nemanja Vllaskovic.
Sveçla shkruan se të gjithë sulmuesit dhe kriminelët do të sillen para drejtëisë.
“Një nga udhëheqësit e grupit që ka sulmuar gazetarët e mediumit Kallxo në Leposaviq me datë 29 maj, sapo është arrestuar. Nemanja Vllaskovic do të ballafaqohet me drejtësi për sulmet e kryera ndaj gazetarëve tanë.
Të gjithë sulmuesit dhe kriminelët do të sillen para drejtësisë, kjo nuk ka alternativë.
Përgëzoj Policinë e Kosovës për punën në hetimin dhe arrestimin e sulmuesit e gazetarëve. Vazhdojmë, të përkushtuar, për drejtësi e pa kompromis kundër milicisë fashiste.”- shkruan Sveçla.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar sot presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviq, në kuadër të Forumit të Prespës. Kurti prej atje, ka deklaruar se sjelljet e Serbisë duhet të dënohen nga i gjithë faktori ndërkombëtar.
Përmes një komunikate për media, Zyra e Kryeministrit ka bërë të ditur në takim është folur edhe për zhvillimet në vend dhe tensionet në veri.
“Kryeministri Kurti tha se Serbia ka shkelur sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës, kur nga brendia e territorit të Kosovës ka rrëmbyer tre policë të Kosovës.” – citohet të ketë thënë kryeministri Kurti. Ai tha se një sjellje e tillë e Serbisë, që për më tepër vjen në momentin kur depërshkallëzimi i situatës në veri të vendit është synim i përbashkët, duhet të dënohet nga i gjithë faktori ndërkombëtar dhe të bëhet thirrje nga të gjithë që tre policët që po mbahen padrejtësisht në Serbi, duhet të lirohen menjëherë dhe pa kushte.” – thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.
Policia e Kosovës ka reaguar pas sulmit të 9 gazetarëve në Leoposaviç.
Sipas policisë, në afërsi të komunës së Leposaviçit nga individ/grupe kriminale është hedhur një mjet, dyshohet shok bombë, si dhe janë sulmuar fizikisht në mënyrë brutale disa gazetarë të mediumeve të ndryshme të Kosovës.
“Përveç sulmeve fizike dhe dhunës së ushtruar ndaj gazetarëve, atyre iu janë dëmtuar pajisje të ndryshme të xhirimeve, ku njërit prej tyre iu është grabitur kamera zyrtare e mediumit, përderisa tjetrit iu është grabitur një telefon celular;
Pengimi i gazetarëve në kryerje të detyrës, cenimi i shprehjes së lirë, pengimi i pasqyrimit të situatës reale, sulmet e dhuna fizike, si dhe dëmtimi i automjeteve dhe i pajisjeve zyrtare janë veprime kriminale të cilat do të hetohen nga Policia e Kosovës. Në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, janë iniciuar rastet sulm ndaj personave zyrtar, asgjësim apo dëmtim i pronës dhe lëndim trupor.”- thuhet në njoftimin e policisë së Kosovë.
Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se s’është me vend përdorimi i fjalës “sanksion”, kur është pyetur për masat që SHBA-ja mund të marr në rast se Kosova dhe Serbia nuk marrin vendime që do të çojnë në de-eskalimin e situatës në veri të Kosovës.
Escobar ka thënë se ambasadorët e SHBA-së në Prishtinë dhe Beograd kanë folur për pasoja dhe ka thënë se ata që do të refuzojnë partneritetin do të përballen me pasoja.
“Shfrytëzimi i fjalës sanksion është e pavend. Ambasadorët kanë folur për pasoja. Absolutisht, jemi duke kërkuar nga dy vendet të marrin vendimet që çojnë në stabilitet. Ata që refuzojnë partneritetin, do të përballen me pasojat”, ka thënë Escobar në një konferencë për media
Në Leposaviç është sulmuar fizikisht kameramani i RTK-së, Bardh Bekteshi, të cilit i është thyer edhe kamera. Në pamjet shihet sulmi i ekipeve të medieve dhe kameramani Bekteshi duke u rrëzuar.
Tre policëve të Kosovës, të arrestuar nga forcat serbe më 14 qershor, iu shqiptua masa e paraburgimit.
Gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën e Lartë në Kralevë e mori vendimin pas kërkesës së prokurorit publik të këtij qyteti në pjesën qendrore të Serbisë.
Sipas mediave në Kosovë nuk është e qartë kohëzgjatja e paraburgimit.
Në Prokurorinë e Lartë Publike në Kralevë po merren në pyetje tre policët e Kosovës, të cilët sipas autoriteteve në Beograd, janë arrestuar në territorin e Serbisë më 14 qershor.
Lajmin e kanë konfirmuar për REL nga Prokuroria e këtij qyteti në jug të Serbisë.
Prokuroria nuk iu përgjigj pyetjeve të REL-it se çfarë akuzash rëndojnë mbi tre pjesëtarët e Policisë së Kosovës. Kosova e konsideron arrestimin e tre zyrtarëve policorë si rrëmbim nga autoritetet e Serbisë në territorin e saj.
Ndërkohë një grup protestuesish serbë kanë kaluar kordonin e KFOR dhe janë vendosur para godinës së komunës në Leposaviç.
Protesta ndodhi kur ministri Krasniqi hyri për të takuar kryetarin e komunës, Liburn Aliu.
Redaktori i politikës në gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, Reinhard Veser, ka publikuar një analizë në këtë gazetë për situatën aktuale në Kosovë ku thotë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me kokëfortësinë e tij po e dëmton vendin e tij.
“Albin Kurti tani për tani e ka hedhur poshtë mbështetjen perëndimore për Kosovën. Ai nuk arriti të kuptonte rëndësinë e qetësisë në Ballkan për Perëndimin përballë sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës”, shkruan ai.
Ai thotë se kryeministri Kurti ka një histori të gjatë konfrontimi me aleatët perëndimorë të vendit të tij.
“Ai dikur udhëhoqi protesta kundër misionit të OKB-së në Kosovë dhe kundër planit të paqes të OKB-së për konfliktin me Serbinë. Që në fillim, ai kundërshtoi gjithashtu marrëveshjet me të cilat BE donte të normalizonte marrëdhëniet midis Serbisë dhe ish-krahinës së saj dhjetë vjet më parë. Pra, ai është konsistent në sabotimin e zbatimit të tyre si kreu i qeverisë. Nëse e do Kurtin, mund ta quash këtë qëndrim drejtësi. Në realitet, megjithatë, është një kokëfortësi me të cilën ai po e dëmton vendin e tij – ndoshta përgjithmonë”.
Ai thotë se partnerët tashmë po e shohin Kosovën si problematikja në Ballkan.
“Kurti e ka shfrytëzuar si bixhoz mbështetjen e SHBA-së dhe BE-së për Kosovën për momentin. Brukseli dhe Uashingtoni tani e konsiderojnë Kosovën si problematike në Ballkan, jo Serbinë. Dhe kjo përkundër faktit se Beogradi nuk e ka ndryshuar qëndrimin pengues me të cilin gjithmonë ka penguar zgjidhjen e konfliktit. Me sa duket Kurti nuk e ka kuptuar se sa e rëndësishme është qetësia në Ballkan për Perëndimin përballë luftës së agresionit rus në Ukrainë. Politikani cinik i pushtetit Aleksandar Vuçiq është i një kalibri tjetër në Beograd. Ai drejton propagandën pro-ruse për përdorim të brendshëm – dhe furnizon Ukrainën me armë”.
Reinhard Veser nga viti 1998 punon në FAZ dhe merret me temat e Europës Lindore./ Ekspres
Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të tre policëve të Kosovës.
Në reagimin e Qeverisë britanike po ashtu i bëhet thirrje Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga veprimet e njëanshme dhe të ndërmarrin masa për të ulur tensionet.
“Ne bëjmë thirrje për lirimin e menjëhershëm të tre policëve të Kosovës të ndaluar më 14 qershor.
Po ashtu, ne i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen, të shmangin masat e njëanshme dhe të ndërmarrin veprime të menjëhershme për të ulur tensionet”, thuhet në reagim.
Qeveria britanike po ashtu i ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti që të sigurojë që kryetarët e zgjedhur të komunave të kryejnë detyrat e tyre kalimtare nga lokacione alternative jashtë ndërtesave komunale dhe që njësitë speciale të policisë të tërhiqen nga ndërtesat komunale.
Avokati serb, Çedomir Stojkoviç, ka thënë se tre policët e rrëmbyer nga Serbia ndodhen në Kralevë, ku momentalisht po zhvillohet seanca e tyre para Prokurorit të Lartë Publik në Kralevë.
Ai tha se sot deri në orën 12:30 duhet të vendoset për ta pasi iu skandon 48 orëshi i ndalimit policor.
“Pas kësaj, prokurori i lartë publik në Kralevë do të vendosë nëse do të propozojë paraburgim dhe më pas gjyqtari do të vendosë nëse do të caktojë paraburgim prej 30 ditësh. E gjithë kjo duhet të vendoset deri në orën 12:30, kur skadon 48-orët e ndalimit policor”.
Avokati serb, i cili e përshkruan veten si pro perëndimor, ka thënë se sipas “Marrëveshjes së Brukselit, Serbia e trajton Policinë e Kosovës si forcë të armatosur legale. Prandaj, nëse pjesëtari i asaj policie gjendet me armë në territorin e Serbisë pa i shkelur ligjet tjera, ai nuk mund të arrestohet, sepse statusi i tij për Serbinë është po aq i ligjshëm sa statusi i policisë së Republikës së Serbisë”.
“Nëse Serbia bën të kundërtën, do të thotë se po shkel Marrëveshjen e Brukselit. Dhe Serbia po bën pikërisht të kundërtën”.
ℹ️ Trojica uhapšenih kosovskih policajaca, R.Z., B.S. i M. S. nalaze se u Kraljevu, gde je upravo ovog časa u toku njihovo saslušanje pred Višim javnim tužiocem u Kraljevu.
— Advokat Čedomir Stojković ???????????????? (@FIGHT_4_RIGHT_S) June 16, 2023
Nakon ovoga Viši javni tužilac u Kraljevu će odlučiti da li će predložiti pritvor, a potom će sudija…
I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do të mbajë, sot në orën 15:00, një konferencë për media, për ngjarjen e fundit në Kosovë dhe Serbi, ku tre pjesëtarë të policisë së Kosovës janë marrë peng nga forcat serbe, brenda territorit të Kosovës.
Arrestimi i tre policëve brenda territorit të Kosovës ka nxitur autoritetet e shtetit që të ndalojnë hyrjen e mallrave serbe brenda territorit.
Një vendim i tillë ka shkaktuar radhë në pikat kufitare, me kamionët që kanë ndaluar dhe presin.
Radio Televizioni i Serbisë raporton se radha e kamionëve me mallra serbe që presin në kufi është kilometrike.
Katër shok-bomba janë hedhur në stacionet policore në komunat veriore të Kosovës në orët e para të mëngjesit të së premtes, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.
Sipas një njoftimi, rreth orës 01:04 në Mitrovicën e Veriut janë hedhur dy shok bomba brenda rrethojës së stacionit policor, dhe nuk raportohet për dëme materiale apo për persona të lënduar.
Edhe dy shok-bomba tjera janë hedhur pak minuta më vonë te stacioni policor në Zveçan.
Policia thotë se dyshohet se ato u hodhën nga një automjet i cili ishte në lëvizje dhe është larguar menjëherë nga vendi.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani, ka thënë për mediat se gjatë natës janë dëgjuar shpërthime në afërsi të stacioneve policore në Zveçan dhe në Mitrovicën e Veriut.
Ai tha se është hapur një hetim, por ende nuk ka të dyshuar.
Ishte e pritshme akuza serbe,sepse nuk mund t'i mbante kot,keshtu qe shpiken dicka sa per te lare gojen.Deklarata e KFOR-it se nuk e dine vendin ku u arrestuan policet eshte qesharake dhe absurde.Policet,u tha qe ishin te pajisur me GPS,te cilat tani se bashku me pajisjet e tjera te tyre ndodhen ne duart e serbeve.KFOR-i mos te beje /te hutuarin/,por te kerkoje kthimin e menjehershem te tyre per analizim,ose qeveria te kerkoje info nga ata qe kontrollojne satelitin qe te gjejne koordinatat e sakta ku kane qene policet ,bazuar te GPS qe kane patur.
PërgjigjuShume mire ke bere qe nuk ke vendosur akoma te shkoshe ne Bruksel, mbase ke vendosur te shkoshe ne Rusi!!
PërgjigjuEdhe nje terrorist bq serb duhet te arrestohet. Sillen si majmuna me gjak derri keto bq-re! Per Zulfaj, Ristuccen e kishe duke ngrene makarona, por mos u kap shume me KFORIN. Merruni me Vucic buztrashin dhe efektin e padeshiruar qe Ramchari ka nder njerez.
PërgjigjuShqipnija ashte e marume o kurti. Ka agenturen serbe e grege mren.
PërgjigjuTe ka enda precizionin dhe saktesine Gjermane. Te lirohen menjehere… Ta provoj pak dhe une kete saktesine dhe precizionin tim?! Te zhbehen menjehere efektet e kongresit te berlinit te vitit 1878. Te kqyrim tani sa diskriminuese eshte europa dhe borrell Bordelloja kundra shqiptareve.
PërgjigjuPo qar lidhje ka Rama se nuk kane k.qe kosovaret,kto vetëm burra nuk janë,vetëm zona è Drenices ka nxerr burra ne kosove,pjesa tjetër esht tu veshesh fustana se edhe synet behen nga tre her si arabet
PërgjigjuIk ti mor hajdut pulash laçi o serena sula town ke turi me fol ti mor
Terrorizmi serb godet perseri! Ti dergohen videot lajcakut dhe borrellit.
PërgjigjuNese kjo nuk perfundon ne padi kundra serbize, ne gjykatat nderkombetare te te drejtave te njeriut, keni probleme themelore me koken tuaj!
PërgjigjuQeverisja e Ramcharit e ka dobesuar tej mase kombin Shqiptar! Ne vend qe te ndertoheshin aftesi vetmbrojtese ushtarake qe shkaterroi Saliu, u ndertuan aftesi tradhetare, hajdute, trafikuese, prostitucionale etj! Ramchari eshte per burg per tradheti ndaj kombit dhe atdheut. Poshte Edvin tradhetari!
PërgjigjuAsolingo, ti je deshmia e aftesive prostitucionale ndertuar zellshmerisht nga qeveria e Ramcharit! Nderto aftesi intelektuale dhe jo aftesi asgjesuse te zgjuarsise. Mos harro….suksesi i tjereve nuk duhet te te godase shpirtin tend marksisto-putanist. Me fal desha te them putinist!
Problemi juaj nuk eshte serbi por Rama(me sa kuptoj).Me autobuset e Kosoves erdhen huliganet serbe ne veri te Kosoves,keni kerkuar deri dje leternjoftime serbe per te qarkulluar ne shenge d.m.th ne evrope,krijuat gjykaten specile dhe denuat gjithe kumandon e UÇK.E boll me lackat tuaja çdo gje ka kufi.
Pashtyllekurrizoret nga shqiperia me mungese te theksuar patriotizmi duhet te provojne nja dy jave pushtim serb qe te vijne ne vehte nga endrrat e fshatit globalist neokomunist.
PërgjigjuQe ti ha ushqime serbe per 380 milione euro ne vit, nuk ta kane fajin "Pashtyllekurrizoret nga Shqiperia". Dhe tani qe ua ndaloi hyrjen e kamioneve Albini, po i merrni kontrabande nga Serbia, sikur nuk ka vende te tjera qe te bleni. Ju vrane, ju perdhunuan, ju sakatuan, ju prape u thoni "zemo" serbishfolesve, dhe u thoni "rrebel" atyre nga Shqiperia. E kuptove ti tani sa larg je nga ata nga Shqiperia?
Jo vetem Stresi,por edhe trimi i Saliut Nard Ndoka e i qarturi Asllan Dogjani.Besniket e Saliut
PërgjigjuPo presim per trimat e Saliut nga Shqiperia dhe ata te Albinit nga Kosova te nderpresin pushimet ne plazhet e Shqiperise e te nisin luften e "ta vrasin shkaun". Hajdeni pra mos u tutni lereni Facebook e Instagram. A jeni shtet me ligje e nuk pysni per Amerike e Evrope? Mos pytni per KFOR Kosova a shtet sovran.
PërgjigjuSa te vij Stresi Me 2000 mij cunat e tij pa e shikon mire shkia...