Albin Kurti: Turp që dialogu me Serbinë udhëhiqet nga Hashim Thaçi, zgjedhjet e reja i japin fund të keqes

Albin Kurti: Turp që dialogu me Serbinë udhëhiqet nga Hashim Thaçi, zgjedhjet e reja i japin fund të keqes

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, parashikon një 2019-të të vështirë për Kosovën. Pushteti aktual, sipas Kurtit, do t’i sjellë vetëm të këqija Kosovës. Duke iu referuar mesazheve të publikuara mes ish-deputetit të VV-së, Dardan Molliqajt, Pal Lekajt dhe Bilal Sherifit, Kurti, në mbledhjen e Këshillit të kësaj partie, ka thënë se kjo dëshmon se deputetët e PSD-së janë blerë nga Hashim Thaçi e Kadri Veseli.

Lideri i VV-së ka thënë se "është fatkeqësi që dialogu me Serbinë të përcaktohet nga presidenti Thaçi". Sipas Kurtit, përpjekjet e Thaçit që marrëveshja me shtetin serb të arrihet më së largu deri në pranverë, lidhen me Gjykatën Speciale.

Sipas Kurtit, bashkë me LDK-në, si dy partitë më të mëdha në vend, nuk do të lejojnë që asnjë projekt i dëmshëm për vendin të miratohet. Ai ka shtuar se vetëm zgjedhjet e reja do t’i japin fund të keqes në Kosovë./koha.net/

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 24/12/2018 13:46

    Turp per popullin e kosoves qe kurti ose sali lazarati kosoves eshte kryetar partie;eshte agjent serb!turp vetem per rremuje,kafsheri dhe sherr!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë