SHBA - Pas 455 ditësh, Jannik Sinner nuk është më 'mbreti' i tenisit botëror. Italiani humbi finalen e US Open në New York kundër rivalit dhe mikut të tij spanjoll, Carlos Alcaraz. Ky i fundit fitoi 3-1 me sete (2-6, 6-3, 1-6, 4-6) duke u ngjitur në vendin e parë të renditjes botërore. Alcaraz bëhet tenisti i tretë në histori që ia ka dalë të fitojë më shumë se tre Grand Slame të ndryshme para moshës 23-vjeçare, teksa i bashkohet John McEnros dhe Pete Sampras.
Alcaraz e filloi ndeshjen me agresivitet dhe e fitoi setin e parë 6-2, duke bërë që tifozët të dashuroheshin pas lojës së tij. Mirëpo në setin e dytë italiani Sinner, fituesi i Wimbledon kundër Alcaraz, vendosi ekuilibrat duke fituar 3-6. Seti i tretë ishte tërësisht për spanjollin që e mbylli 6-1, para se në atë final të fitonte 6-4 për t'u kurorëzuar kampion dhe për t'i marrë vendin e parë Sinnerit në renditjen e përgjithshme botërore.
Në tre përballjet e tyre të fundit finale, Sinner ia doli të siguronte për herë të parë trofeun e Wimbledon, ndërsa Alcaraz u "hakmorr" duke fituar në Cincinnati, kjo pas tërheqjes së Sinner gjatë lojës për shkak dëmtimi. Tanimë Alcaraz shijon suksesin e plotë kundër mikut të tij Sinner, duke hapur një epokë mes të dyve në nivelin më të lartë të tenisit botëror.
Presidenti i SHBA ndjek finalen në stadium
Donald Trump, presidenti i SHBA ndoqi nga pranë finalen mes Alcaraz dhe Sinner. Për shkak të sigurisë, dueli filloi me afro 30 minuta vonesë. Bashkë me Trump ishin edhe shefja e stafit të tij, Susie Wiles, Prokurorja e Përgjithshme Pam Bondi, Sekretari i Thesarit Scott Bessent, sekretarja e shtypit Karoline Leavitt, i dërguari special Steve Witkoff, dhëndri i tij Jared Kushner dhe mbesa Arabella Kushner. Kjo ishte vizita e parë e Trump në turne që nga viti 2015.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
22 Shkurt, 21:11
A duhet ta miratojë Kuvendi kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut?
-
Po
54.6%
-
Jo
39.8%
-
Jam i/e dyzuar
5.6%
Vota total: 3636
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shqipëria në Bordin e Paqes e përfaqësuar nga kryeministri Rama, depozitohet në Qeverinë e SHBA-së Instrumenti i Ratifikimit! Formalizohet përfundimisht angazhimi
24 Shkurt, 20:42
-
Trazirat pas vdekjes së ‘El Menchos’ në Meksikë, 23 të burgosur u arratisën gjatë këtij aksioni! Nisin kërkimet
24 Shkurt, 17:35
-
Pas vrasjes në Lion shpërthen 'lufta' diplomatike mes Francës dhe SHBA-ve! Krushku i Trump shpërfill thirrjet e Ministrisë së Jashtme, qeveria humb durimin!
24 Shkurt, 17:01
-
Pse Putin nuk ia lejon dot paqen vetes? Iluzioni i një fitoreje të madhe në Ukrainë dhe 30 mijë rekrutë të 'sakrifikuar' çdo muaj
24 Shkurt, 15:26
-
NBA/ San Antonio Spurs merr fitoren e nëntë radhazi dhe kërkon titullin kampion, Sacramento mposht Memphisin
24 Shkurt, 12:47
-
Hyjnë në fuqi tarifat e reja doganore të Trump, 10% për të gjithë botën për mallrat që eksportohen drejt SHBA-ve
24 Shkurt, 11:26
-
4 vitet e sulmeve të Rusisë në Ukrainë ‘përkthehen’ në shifra: 1.8 milionë të vdekur dhe 5.9 milionë të larguar nga shtëpitë
24 Shkurt, 10:59
-
Bordi i Paqes prezanton faqen zyrtare, vendosen flamujt e Shqipërisë e Kosovës! Rama shfaqet krah Trump
24 Shkurt, 10:25
-
Nga informatori që e tradhtoi te përplasja me armë dhe vrasja, CNN zbardh detaje nga operacioni për 'El Menchon'
24 Shkurt, 09:55
-
Shakaja seksiste e Donald Trump, ekipi amerikan i hokejit për vajza refuzon ftesën e presidentit të SHBA-së për vizitë në Shtëpinë e Bardhë
24 Shkurt, 08:54
-
U arrestua për lidhjet me Epstein, lirohet me kusht ish-ambasadori britanik Mandelson
24 Shkurt, 08:09
-
SHBA-të evakuojnë pjesërisht ambasadën në Bejrut për shkak të tensioneve në rritje me Iranin
23 Shkurt, 22:35