Tenisti Carlos Alcaraz është detyruar të tërhiqet nga Kupa Davis për shkak të pasojave të dëmtimit që pësoi gjatë humbjes të së dielës në finalet e ATP-së ndaj Jannik Sinner.

"Më vjen shumë keq të njoftoj se nuk do të jem në gjendje të luaj për Spanjën në Kupën Davis në Bologna. Kam ënjtje në muskujt e kofshës së djathtë dhe mjeku më ka këshilluar të mos garoj. Gjithmonë kam thënë se të luash për Spanjën është gjëja më e mirë që ekziston dhe mezi prisja të na ndihmoja të luftonim për Kupën Davis. Po kthehem në shtëpi me zemër të thyer", tregoi ai.

Spanja do të përballet me Republikën Çeke në çerekfinale të enjten. Ekipi që kalon më tej do të përballet me fituesin e ndeshjes Argjentinë - Gjermani në gjysmëfinale. Në anën tjetër të grupit, Italia (pa Jannik Sinner dhe Musetti) përballet me Austrinë nesër në orën 16:00. Një gjysmëfinale e mundshme do të luhet të premten kundër Francës ose Belgjikës.