Aldo Bumçi mëson djalin të ecë…!

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Aldo Bumçi përveç detyrave si politikan nuk i lë pas dore as detyrimet familjare. Duke qenë një prind i kujdesshëm duket se do t’i “ushqejë” djalit të tij Davidit edhe dëshirën për muzikën, prandaj ka vendosur bashkë me bashkëshorten Ilda ta kanë marrin atë me vete në një aktivitetet muzikor që u mbajt pak ditë më parë në kryeqytet. E kush më mirë se ai, ministri i Kulturës mund të japë shembullin e vet, duke ushqyer fëmijët me artin, prandaj edhe nuk ka preferuar ta lërë të birin nën kujdesin e së ëmës. Madje ai ka prenotuar një poltronë enkas për të birin për të ndjekur shfaqjen njësoj si spektatorët e tjerë. Bumç duket shumë entuziast dhe kjo duket qartë në mënyrën sesi ai kujdeset teksa i biri hedh këmbët. Ndoshta pas disa vitesh David do të shkojë vetëm në shfaqjet e ndryshme artistike, duke ecur në gjurmët e prindërve.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave