Sipas një lajmi të publikuar nga britanikja “The Telgraph”, bëhet e ditur se ministri britanik i Mbrojtjes, Michael Fallon shumë shpejt do të shpallë masat për të rritur sigurinë në ishujt Falkland.
Kjo nismë vjen për shkak të një raporti mbi sigurinë, ku thuhet se Argjentina mund të nisë një offensive për pushtimin e ishujve Falkland, pasi ka nënshkruar një marrëveshje me Rusinë, sipas të cilës do të furnizohet me avionë luftarakë rusë.

Nisur nga ky zhvillim, Britanina e Madhe do të detyrohet të rrisë ndjeshëm numrin e trupave dhe armatimeve të rënda në arqipelagun në jug të oqeanit Atlantik.
Momentalisht Britania e Madhe ka të stacionuar në Ishujt Falkland vetëm 1200 trupa dhe një numër të vogël helikopterësh dhe avionësh luftarakë Tajfun, ndërsa pritet që ky numër të rritet në mënyrë të konsiderueshme.
Debati mbi kontrollin e atyre që argjentinasit i quajnë Islas Malvinas, është rritur ndjeshëm vitet e fundit që kur në postin e presidentes së Argjentinës ka ardhur Kristina Fernandez de Kirshner.
Britania e Madhe sundon në këto ishuj që prej vitit 1883, por Argjentina pretendon se ishujt i përkasin asaj. Në prill të vitit 1982, për pak kohë, ushtria argjentinase i pushtoi ishujt, por pas dy muajsh konflikt të armatosur, Britania e madhe i rivendosi sërish mbi kontroll.
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com