Aleanca e Grave del krah zv.ministres Kuko: E turpshme, disa media mendojnë të përfitojnë politikisht duke denigruar kundërshtarët

Aleanca e Grave del krah zv.ministres Kuko: E turpshme, disa media mendojnë të përfitojnë politikisht duke denigruar kundërshtarët

Romina Kuko

Aleanca e Grave ka dalë në mbështetje të zëvendësministre së Brendshme, Romina Kuko, pasi emri i kësaj të fundit është lakuar në disa media për një video kompromentuese me ambasadorin e BE-së Luigi Soreca.

Drejtuesja e Qendrës Aleanca Gjinore për Zhvillim, Mirela Arqimandriti, ka shkruar se është një turp i madh që të denigrosh një grua apo një burrë në këtë nivel për hir të luftërave politike.

Ndër të tjera Arqimandriti shkruan se është e habitshme si disa njerëz besojnë këto lajme.

Një ditë më parë një reagim në lidhje me këto lajme, bëri edhe vetë zv minitrja Kuko  e cila tha se e gjitha është një paturpërsi, që siç ajo shprehet "e ka lënë pa fjalë"

Regimi i plotë: 

Sot ti, nesër unë, pasnesër një grua tjetër. Për Romina Kuko, zëvendës ministre e brendshme e Shqipërisë dhe sulmet denigruese mediatike ndaj saj.

Shpesh në median shqiptare, nuk ka kufi denigrimi i figurës së njeriut dhe sidomos kur bëhet fjalë për një grua, dhe aq më shumë një grua në politikë, paturpësia nuk mban frerë.
Sa turp! Si mundet të denigrosh një grua apo një burrë në këtë nivel vetëm për hir të luftrave politike?
Kush e bën këtë? Është mëse i qartë niveli i moralitetit të atyre që luajnë këtë lojë si dhe i atyre mediave që përhapin lajmin.
Dihet dhe ndodh botërisht që shpesh tregimet mediatike përqendrohen në familjet e grave, situatën e tyre private dhe seksualitetin dhe shumë më pak në politikat dhe veprimtarinë e tyre publike. Gratë që nuk luajnë role tradicionale femërore kur janë në politikë janë të parat që portretizohen në mënyra negative (Helen Clark, ish Kryeministre e Zelandës së Re).
Seksizmi në media pasqyron seksizmin në shoqëri, dhe disa artikujt të caktuar bëjnë të fillojë gjuetia e shtrigave. Artikuj si këta që qarkullojnë në disa media këto ditë, denigrojnë në mënyrë të padiskutueshme një grua në politikë në sy të publikut të gjerë dhe krijojne mundësi për abuzim gjinor dhe seksual. Habitesh se si njerëz që kanë lexuar vetëm një titull gazete mendojnë që kjo është e vërtetë.
Artikujt abuziv të shkruar nga “gazetarë”, për figura publike kryesisht gra, me ngjyra të theksuara misogjene thuhet se janë “kostoja e të bërit politikë për gratë” dhe është shkatërruese dhe me pasoja të rënda për cilësinë e demokracisë, por në fakt nuk duhet të jetë kështu. Përfitimi politik nuk e justifikon denigrimin e figurave publike. Shqiptare/ët kërkojnë të shohin modele zhvillimi dhe bashkëbisedimi me kundërshtarët politikë dhe media të modernizuara që nuk pranojnë të shesin artikuj denigrues e misogjenë. Është e tmerrshme te mendosh se si disa burra në politikë dhe media ulen dhe mendojnë të përfitojnë politikisht duke denigruar dhe viktimizuar kundërshtarët qofshin gra apo burra. Si duket niveli i moralitetit që zotërojnë nuk u ofron mënyrë të menduari dhe zgjidhje më dinjitoze nëse vërtet janë duke menduar për këtë popull.

Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim (QAGJZH) synon fuqizimin e grave dhe për të krijuar një të ardhme të barabartë dhe të drejtë për vajzat dhe gratë me të ardhura të ulëta në të gjithë Shqipërinë, duke u përpjekur për t’i nxjerrë nga varfëria dhe përjashtimi.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Air Albania: 23/11/2019 18:26

    Kush aleance eshte kjo aleanca e prostitutave sepse aleanca e grave te ndershme kurrsesi nuk pajtohet me te tilla gjera.

    Përgjigju
  • redu: 23/11/2019 11:24

    Zonja zv.ministre bashkohem me shqetsimin tuaj te natyrshem ,por realiteti shqiptar dhe lufta e ndyre politike nga politikane dhe media antidemokratike ,e kane poshterimin dhe fyerjen metode pune.Ju nuk duhet te mbesni vetem ne deklarata, por nis padine tek ato funderrina qe te publikuan emrin ,dhe drejtesia te vendosi ,se keshtu vihet autoriteti juaj ne vend

    Përgjigju
  • Birisha: 23/11/2019 11:08

    Zonje nerastese ti je e paster,bon denancim per ato media te opozites apo kush do te jene, ne te kundert duhet te jene te vertea dhe mos u ndegjo me dhe ul koken si fajtore,gjegjth ate ti e ke me me harxhet tuaja s ka qe I duhet kuj ne privatesin tende .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Shqipëri-BE marrëveshje bashkëpunimi për sigurinë e mbrojtjen, Rama: Lidhje e pandashme! Hasani: Luftojmë kërcënimet kibernetike

Shqipëri-BE marrëveshje bashkëpunimi për sigurinë e mbrojtjen, Rama: Lidhje e pandashme! Hasani: Luftojmë kërcënimet kibernetike