Aleanca e Grave në Kosovë: Të
 lirohet deputetja Donika Kadaj

Aleanca e Grave në Kosovë: Të<br /> lirohet deputetja Donika Kadaj
Gratë e partive politike opozitare në Kosovë, kanë dalë në një manifestim, përmes të cilit, kanë kërkuar lirimin nga burgu të deputetes së burgosur, pas ngjarjeve të Parlamentit të Kosovës.
 
Burgosjen e deputetes, ato e kanë konsideruar si të padrejtë dhe tërësisht politike, ndërkohë që kanë mbajtur në duar edhe broshura me qëllim që të sensibilizohen edhe qytetarët.
 
Gratë gjatë marshimit në rrugët e Prishtinës thanë se Donika Kadaj u burgos për marrëveshjet e Kosovës, njërën me Serbinë dhe tjetrën me Malin e Zi, marrëveshje që nuk janë të duura për një Kosovë të lirë e të pavarur.
 
Ato i kanë bërë thirrje qytetarëve që të përkrahin opozitën, pasi Asociacioni i Komunave Serbe si dhe Demarkacioni me Malin e Zi, janë të dëmshme për Kosovën.Po ashtu, gratë kanë theksuar se me të tilla iniciativa do të vazhdohet edhe më tej me qëllim që marrëveshjet e arritura të anulohen.
 
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Vangjel Tavo i përgjigjet Gjikurisë: Votuesit me kartë të skaduar ishin të mitë dhe të tutë! Rezultati, produkt i vullnetit të qytetarëve

Vangjel Tavo i përgjigjet Gjikurisë: Votuesit me kartë të skaduar ishin të mitë dhe të tutë! Rezultati, produkt i vullnetit të qytetarëve