TIRANË - Aleanca Kuq e Zi ka mbledhur sot Asamblenë e përgjithshme ku është paralajmëruar se, Kuvendi mbarëkombëtar i lëvizjes do të mbahet në maj të vitit 2012. Në këtë kuvend do të startojë hartimi i programit “Shqipëria bëhet”, për të cilin do të punojnë ekspertë nga të gjitha viset shqiptare. Sipas përfaqësuesve të Aleancës Kuq e Zi, në 100-vjetorin e pavarësisë, aleanca do të ketë mbledhur rreth vetes të paktën 1 milion shqiptarë. “Mjetet me të cilat ne luftojmë janë të kufizuara, por do të rriten se do të keni nisma ligjore. Shpirti i kësaj doktrine nuk u hyn në pjesë partive politike, disa prej të cilëve e sulmuan dhe e përbuzën, por ajo përcolli mesazhe dashurie, kundër ndasive. AK nuk përdori të njëjtat fjalë e mesazhe urrejtje, por ndoqi urtësinë e tolerancën”, deklaroi në fjalën e tij përfaqësuesi i Aleancës Kuq e Zi.
/Shqiptarja.com












