Aleanca me Metën/ Agalliu në Report Tv: Si mundet që një njeri që e ke akuzuar ashpër sot ta kesh aleat? Berisha ose të kërkojë falje ose të shpjegojë arsyet

TIRANË- Deputeti Arbi Agalliu thotë se aleanca e Sali Berishës dhe Ilir Metës nuk është aspak e moralshme politikisht dhe për rrjedhojë nuk mund t’ua shesë demokratëve si vendimin e duhur të marrë nga Partia Demokratike. Në një intervistë për Report Tv, në emisionin ‘Studio Live’ të gazetarit Arbër Hitaj, Agalliu tha se Berisha ka vetëm 2 rrugë, ose t’u kërkojë falje demorkatëve pasi e sheh të pamundur se si një njeri që e ka sulmuar në mënyrën më të ashpër, sot e bën aleat, ose të shpjegojë arsyet e kësaj aleancë.

“Demokratët do duhet të besojnë një individ që e ka akuzuar Ilir Metën në mënyrën më të keqe dhe tani janë bashkë, kam pikëpyetje se si një individ e akuzon në mënyrën më të ashpër dhe sot e ka aleatin e tij, ose të kërkojë falje duke thënë se akuzat nuk janë të vërteta, ose të shpjegojë arsyet, nuk e shikoj të moralshme që ndaj një personi që ke hedhur vrer e ke këtë aletat, shqiptarët duan një epokë të re të politikë, por mjaft më me një qasje që fatkeqësisht e ka mbajtur këtë vend peng”, u shpreh deputeti në përgjigje të pytjes së gazetarit Ermal Qori. 

Ndalur te Porti i Durrësit, ai tha se qeveria nuk ka bërë transparencë për këtë projekt.

“Kemi kërkuar transparencë, nuk kishte ngut që ky investim i shekullit të mos kalonte në këtë formë, por të merrte kohën e mjaftueshme, të kishte më shumë konsulencë, është shou, duhet transparencë që të marrim informacionin e duhur dhe ndoshta dhe ne jemi dakord”, tha ai.

Në këtë kuadër, ai shtoi se opozita do të vijojë të ndjekë hapat ligjor për të zbardhur të plotë këtë “aferë korruptive”, siç ata e kanë cilësuar.

“Jemi duke diskutuar në kuvend, do mbyllim këtë seancë që do mbyllet në orët e para të mëngjesit të ditës së nesërme, dhe nesër ose në javën në vijim do diskutojmë se cilat do jenë hapat që të hidhen në dritë detaje nga ky projekt, do ndjekim të gjithë hapat ligjore që na lejon Kushtetuta”, përfundoi Agalliu në Report Tv.  

Berisha dhe Ilir Meta janë bërë bashkë dhe kanë rënë dakord që të dalin me kandidat për përbashkët në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023, e ndërsa një pjesë e demokratëve, grupi i Enkelejd Alibeajt ka deklaruar se do të dalin me kandidatët e tyre.

B.K./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • apokalips: 24/11/2022 23:13

    ka aritur fundi i botes. Dmth te thote Agalliu qe Berisha te kerkoj falje, do te thote qe bota nuk ecen me si me pare. E keni idene njerez?! Arb Agalliu nga Vlora

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston